Futboll Sport

Lika apo Hoxha? “Tata” nuk ka dyshime: Portieri më i mirë jam unë, derbin e fiton…

Ish-portieri legjendar i Tiranës, Blendi Nallbani, i cili për pak kohë ka qenë edhe pjesë e klubit të Partizanit, në një intervistë për “Supersport”, flet në vigjilje të derbit të sotëm të kryqeytetit.

“Tata” e deklaron hapur se është në mbështetje të Tiranës, ndërkohë që ka edhe një koment për dy portierët e sotëm të sfidës. Nallbani, siç e pati deklaruar ditën e djeshme për gazetën, nuk do të jetë sot në stadium, për faktin se nuk ka gjetur një biletë.

Kundërshtari më i vështirë në derbi?

Më i vështiri, mund të them Agustin Kolën dhe Mingën, kur kam qenë me Partizanin. Më pas kur mbroja portën e Tiranës, do veçoja Ylli Shehun. Më pas edhe Bylykbashi. Edhe Fortuzi po. Ishin sulmuesë shumë të mirë, dhe të saktë para portës.

Është e vërtetë që një gabim mbahet mend gjatë në derbi?

Për fatin e mirë, tek të dy kampet që kam luajtur, ka dashur Zoti që nuk kam pësuar ndonjë gol të tillë, prej gabimit tim. Përgjegjësia nuk ka qenë ndonjëherë aq e madhe tek unë. Sidomos në derbi, portieri është pak në siklet.

Sot, janë nga më të mirët. Lika dhe Hoxha. Sipas jush, kush është më i mirë?

Si Lika, si Hoxha, portieri më i mirë kam qenë unë, pasi kam luajtur me të dyja. (qesh) Të dy janë shumë të mirë, Lika ka qenë edhe pjesë e Kombëtares, Hoxha ende është.

Si i sheh skuadrat e këtij viti, luftojnë për titull?

Të dyja nuk e kanë nisur mirë kampionatin. Të dy ekipet, kur fillo kampionati, nga vetë emri, thuhet se janë për kampion. Për ndeshjen e sotme, dihet se nëse fiton derbi, le të humbim kampionatin. Sidoqoftë, ekipet e kanë synimin te titulli.

Ku është më e theksuar fakti që të fitojnë derbet, më pas titulli është diçka plus…

Tek Tirana thuhet, le të fitojmë ndaj Partizanit, lëre më pas titullin. Por, tek Partizani e kanë më të theksuar këtë. Gjithsesi, kjo ka ngel më shumë si shprehje. Këto janë thjesht shprehje para dhe gjatë lojës, më pas të gjithë e duan titullin, padyshim.

Lojtarët, duhet të qëndrojnë larg tifozëve?

Një lojtar ka nevojë edhe për adrenalinë. Unë mbaj mend, kisha dëshirë kur më folnin kundërshtarët. Më shtonin më shumë emocionin. Sot ka ardhur koha që rrinë nëpër hotele larg qytetit, por sidoqoftë, nuk i shmangesh dot kësaj ndeshjeje dhe euforisë.

Kush fiton sot?

Unë vij nga një familje e tifozëve të Tiranës, dhe sot padyshim do jem një tifoz i Tiranës.

Ku do e ndiqni sot takimin?

Unë nuk kam gjetur biletë. Këtu mund t’i bëj një vërejtje drejtuesve të klubit. Të jenë më korrekt për të gjithë lojtarët që kanë dhënë ndër vite për Tiranën. Jo unë, por ka shumë më shumë para meje, që 20-30 vende në tribunë, të jenë për lojtarët e vjetër të klubit

Related posts

DISFATA NDAJ ÇEKISË/ Nuk do ta besoni, ja sa vite kishte pa u mposhtur Anglia në eliminatore

Delo.autor

Video / Messi rikthehet në stërvitje mes duartrokitjeve

Q.Autor

“AI PI ALKOOL, ZIHET ME TË MOSHUAR”/ Khabib injoron “Notorious”: S’ka arsye të përballem prapë me të

Delo.autor

Leave a Comment