Futboll Sport

Kupa e Shqipërisë/ Orikumi eliminon Elbasanin, Veleçiku fiton në tavolinë

Orikumi është fituesi i ndeshjes paraeliminatore të Kupës Shqipërisë. Skuadra e drejtuar nga Artan Sakaj ka mundur Elbasanin me rezultatin 1-0 dhe ka siguruar kalimin në raundin e partë të Kupës së Shqipërisë ku shoriti i goglave ka caktuar Kukësin si kundërshtarin e radhës.

Golin e vetëm të takimit e ka shënuar Ergys Kuçi në minutën e 47-të. Elbasanasit nuk mundën të shfytëzonin faktorin fushë, pasi luanin në “Elbasan Arena”. Në takimin e raundit të parë të Kupës së Shqipërisë ndaj Kukësit, Orikumi do të luajë fillimisht si pritës më datë 12 shtator, ndërsa ndeshja e dytë zhvillohet pas dy javësh.

 

Ndeshja tjetër e raundit eliminator midis Veleçikut dhe Klosit, pasi skuadra matjane nuk u paraqit dhe fitorja iu akordua në tavolinë ekipit nga Kopliku, që do ndeshet me kampionët në fuqi të Skënderbeut në raundin tjetër.

Related posts

Kërcënimet nga tifozët, trajneri qëndronte në stol me “bodyguard”

Isa.Autor

“ËSHTË NJË NJERI SHUMË I MIRË”/ Conte për ish-yllin e tij: Dera ime është gjithmonë hapur për të

Delo.autor

VIDEO/ West Ham barazon shifrat ndaj West Brom

Q.Autor

Leave a Comment