Futboll Sport

KUPA/ Grupi A: Skënderbeu “poker”, kualifikohen Kastrioti e Kamza. Vllaznia ia del në fund

Janë mbyllur ditën e sotme, edhe takimet e kthimit të turit të parë në Kupën e Shqipërisë. Kështu, në grupin A, Skënderbeu fitoi pastër me shifrat 4-0 në shtëpi ndaj Veleçikut, me golat e shënuar nga Guindo, Hoxhaj, Ziko dhe Fili.

Kastrioti dhe Luftëtari shënuan të dyja fitore në shtëpi, respektivisht ndaj Korabit dhe Vorës, dhe të dyja u kualifikuan për në turin tjetër. Vllaznia gjithashtu kaloi për në turin tjetër, edhe pse barazoi pa gola në shtëpi ndaj Burrelit. Por, në ndihmë i erdhi goli i shënuar në fushë kundërshtare në ndeshjen e parë. Kualifikimin e arritën edhe Egnatia, Besëlidhja si dhe Kamza. Më poshtë, rezultatet e plota të takimeve të sotme në grupin A.

Kujtojmë që ditën e djeshme, në grupin A ka siguruar kualifikimin ekipi i Partizanit ndaj Tërbunit, dhe sfidën e zhvilloi 24 orë para të tjerëve, prej ndeshjes së të premtes ndaj Tiranës.

Grupi A

Erzeni-Besëlidhja 1-3 (0-2)

(Gjoka 30′ / Lambert 6′, Kamara 35′, Miloti 79′)

Egnatia-Dinamo 0-0 (1-0)

Kastrioti-Korabi 1-0 (1-1)

(Marku 27′)

Vllaznia-Burreli 1-0 (1-1)

(Gurishta 90′)

Skënderbeu-Veleçiku 4-0 (3-0)

(Guindo 3′, Hoxhaj 19′, Ziko 69′, Fili 85′)

Luftëtari-Vora 1-0 (4-0)

(Dunga 53′)

Kamza-Besa 2-1 (2-0)

(Fejzaj 63′, Peçi 72′ / Deliu 32′)

DJE | Partizani-Tërbuni 4-0 (1-0)

Related posts

“KISHTE NJË ALKIMI TË JASHTËZAKONSHME QË…”/ Mancini zbulon çelësin e suksesit të Italisë në “Euro 2020”

Delo.autor

“KJO KAFSHË NUK ZBUTET”/ Shikoni si e “sfidon” koronavirusin Ibrahimovic (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ Përfundon pjesa e parë, Laçi dhe Kastrioti në baraspeshë totale

Isa.Autor

Leave a Comment