Futboll Premier League Sport

Lajmi konfidencial/ ZIDANE donte të LARGOHEJ që në shkurt nga REALI, sepse nuk…

Zinedine Zidane do ta shohë derbin e sotëm të Madridit si një tifoz, natyrisht i Real Madridit, por me qetësinë e mosvënies në qendër të syve për ndonjë prej vendimeve të tij. Francezi është i qetë, siç dëshmohet nga ditët e tij të pushimeve në Londër, këtë javë. Atij nuk duket se i mungon pankina. Nuk është me nxitim për t’u rikthyer si trajner, por nëse historia është ende e komplikuar në “Old Trafford”, nuk do të ishte e çuditshme që ai të marrë në dorë frenat e Manchester United.

Koha do të tregojë nëse Real Madridi do t’i mungojë, apo jo. E vërteta është se presidenca e të bardhëve luftoi për vazhdimësinë e tij. Siç ka marrë vesh “Marca” në mënyrë konfidenciale, në shkurt të këtij viti, Florentino Pérez dhe José Ángel Sánchez e bënë Zidane të ndryshojë mendje, teksa pas humbjes kundër Leganes në Kupën e Mbretit, ai u tha se nuk ndihej i fortë për të vazhduar në stol. Pra, kërkoi largimin. Por, drejtuesit arritën ta kthehenin mbrapa francezin në vendimmarrjen e tij dhe të vazhdonte në “Santiago Bernabeu”, për t’i dhënë Ligën e Kampionëve të tretë radhazi Real Madridit.

Ditën e fundit të majit, historia nuk mund të përsëritet dhe lamtumira e Zinedine Zidane u çertifikua në një konferencë shtypi, të nesërmen. Ai ishte i lodhur dhe besonte se vendimi i tij ishte më i miri për Real Madridin dhe për lojtarët. Julen Lopetegui ka rastin të shtunën në mbrëmje për të arritur diçka, që francezi nuk e ka bërë, gjë që nuk është asgjë më shumë se të fitojë në La Liga ndaj Atletico Madridit në “Bernabeu”. Kjo nuk ka ndodhur në pesë vitet e fundit. Kjo gjë do t’i zbuste disa tensione ekzistuese.

Related posts

SKANDALI NË CHAMPIONS/ Racizëm në ndeshjen PSG-Bashakshehir, arbitri rumun rrezikon të dënohet rëndë

Delo.autor

E BUJSHME NË ANGLI/ Tifozët e Evertonit duan “kokën” e trajnerit nëse ekipi i tyre…

Delo.autor

I MAHNITUR NGA TALENTI I GRUMBULLUAR TEK ITALIA/ Montella thur elozhe: Është si Aguero dhe Muller

Delo.autor

Leave a Comment