Futboll Premier League Sport

Man United po fundoset në Londër/ Mou përjashton SUPER lojtarin  nga skuadra

Alexis Sanchez ka qenë emri i madh që ka munguar te skuadra e Manchester United në ndeshjen kundër West Ham, e vlefshme për javën e shtatë të Premier League.

Kiliani ka patur shumë vështirësi në këtë sezon dhe nuk është përfshirë në listën e 18 lojtarëve të përzgjedhur nga Jose Mourinho për takimin e sotëm.

Përveç tij, janë lënë jashtë skuadrës edhe Antonio Valencia, Jesse Lingard, Diogo Dalot, Andreas Pereira.

Zgjedhja e Mou për të lënë jashtë Alexis Sanchez, një lojtar me vlerë 70 milionë euro, duket se është bërë për arsye taktike dhe jo për shkak problemesh fizike.

Trajneri portugez ka thënë se ai ka zgjedhur skuadrën më të mirë për të fituar ndeshjen. Problemi i vetëm është se pjesa e parë e takimit me West Ham është mbyllur 2-0 për londinezët.

Alexis Sanchez ka patur vështirësi që nga momenti i transferimit të tij tek United nga Arsenal janarin e kaluar. Ai ka qëndruar në stol edhe në ndeshjen e Kupës së Ligës, që United ka humbur kundër Derby në mesjavë.

Related posts

Zbulohet kundërshtari i qershorit, Shqipëri-Ukrainë në tokën helvete

Sadik.Autor

Ndryshojnë koeficientët pas shortit: Ja skuadra favorite për të fituar trofeun në Europa League

Q.Autor

LIVE/ Derbi londinez. Chelsea mposht Totteham me përmbysje

Delo.autor

Leave a Comment