Futboll Sport

LEGJENDA E LIVERPOOL/ Dalglish këshillon Skocinë: Me Shqipërinë na duhet vetëm…

Të premten Skocia ishte pushim dhe ndoqi nga ekrani i televizorit sfidën e dy rivalëve të saj Shqipërisë dhe Izraelit, ku fitojë kombëtarja kuqezi. Pikërisht me fituesen e kësaj përballje do të ndeshet Skocia të hënën në mbrëmje. Sfida është shumë delikate, pasi Skocia vjen edhe pas disfate të rëndë në miqësore me Belgjikën, por edhe sepse Shqipëria vjen me moralin lart pasi mposhti Izraelin.

“Nesër fillon puna e vështirë për ne, fillon një ëndërr për t’u kualifikuar në Europian, por duhet të kemi kujdes, pasi edhe Shqipëria ka të njëjtin objektiv.” ka thënë Dalglish.

Më tej ish-tekniku i Liverpool-it thotë se ekipi kombëtar skocez nuk duhet të ndikohet humbja me Belgjikës, pasi ajo skuadër është në një tjetër nivel dhe nuk mund të krahasohet me skuadrën britanike.

“Duhet të bëjmë sa më mirë në këtë sfidë dhe të mos ndikohemi aspak nga ajo që ndodhi të premten me Belgjikën. Të gjithë ne e dimë që skuadra e Roberto Martinez na mposhti me atë rezultat, pasi ata janë një ekip i talentuar dhe janë renditur në katër të parat në botë për një periudhë të gjatë kohore.Pra, ishte joreale që ne të mendonim se do të mundnim Belgjikën.”- ka thënë Dalglish.

Ndër të tjera legjenda e futbollit skocez është shprehur se Shqipëria nuk është Belgjika, por duhet bërë kujdes, pasi mund të bëjë keq. Sipas tij nëse përsëriten gabimet e mbrëmjes së të premtes, Skocia mund ta pësojë keq.

“Fatmirësisht, Shqipëria renditet e 58 në botë dhe nuk është në në të njëjtën shkallë me Belgjikën dhe do të kemi shanset tona për të fituar. Por nuk duhen nënvlerësuar, pasi edhe ata kanë talente që mund të përfitojnë nga gabimet tona dhe nëse do të përsëriten ato të së premtes, do bëhet akoma dhe më e vështirë. Për shembull, goli i parë për mënyrën se si u pësua ishte i papranueshëm sipas meje. Por edhe goli i tretë dhe i katërt ishin po aq shqetësues. Ne nuk mund t’ia lejojmë vetes që t’i japim ato mundësi kundërshtarit.”- është shprehur Keni Dalglish.

Related posts

Tare: Shqiptarët më kanë nderuar te Lacio, nuk janë ende kushtet të kthehem në Shqipëri

Sadik.Autor

MERKATO E BUJSHME/ Inter gjen zëvendësuesin e Perisic, gati oferta dhe kontrata për lojtarin e Bundesliga-s..

Delo.autor

Lippi “kundër” Buffon, bekon Ronaldon bardhezi, parashikon fituesin e Botërorit

Sadik.Autor

Leave a Comment