Futboll La Liga Sport

MERKATO/ REALI dhe BARÇA kanë dëshira të njëjta: El Classico ”luhet” për dy lojtarë

Real Madrid dhe Barcelona kanë gjithmonë objektiva të njëjta, dominimin në Spanjë dhe fitimin e trofeut të Champions League. Por ndonëse shpesh për të arritur këto objektiva ato janë mbështetur në strategji dhe lojtarë të ndryshëm, këtë radhë ka një El Classico që luhet në merkato, për dy lojtarë.

Florentino Perez është duke planifikuar një goditje të veçantë për në janar, për të marrë një prej lojtarëve që ka qenë në listën e më të dëshiruarve nga Barcelona gjatë verës. Bëhet fjalë për mesfushorin e Paris SG, Adrien Rabiot. Francezi është një prej emrave më të pëlqyer nga Julen Lopetegui, i cili kërkon të përforcojë mesfushën, pasi largimi verën e ardhshme i Luka Modric është thuajse i sigurt.

Rabiot nuk ka rinovuar me PSG dhe nuk ka ndërmend ta bëjë. E ndërsa ishte përfolur shumë javët e fundit se ai do të përfundonte në Barcelonë, falas, verën e ardhshme, duket se tani Reali është futur “në valle” për ta marrë lojtarin që në janar, duke paguar sigurisht diçka te klubi francez.

Por pavarësisht se Rabiot do të ishte një goditje e fortë, Reali duket se është në avantazh ndaj Barcelonës edhe për një tejtër lojtar, Lucas Paqueta. Braziliani luan momentalisht te Flamengo dhe ka qenë prej disa javësh në radarët e katalanasve, por edhe Milanit që prej mbërritjes së Leonardos. Megjithatë, madrilenët kanë rritur interesimin e tyre për 21-vjeçarin që është shndërruar në yllin e skuadrës që prej largimit të VInicius.

Paqueta ka një klauzolë largimi prej 50 milionë eurosh, shifër që të dy klubet janë të gatshëm të paguajnë, por Flamengo po këmbëngul t’i rinovojë kontratën dhe ta rrisë këtë shifër në 70 milionë euro. Për këtë arsye, Reali dhe Barcelona janë në garë për të nënshkruar me lojtarin që në janar, për të kursyer disa miliona të mira.

Related posts

JANUZAJ DREJT TRANSFERIMIT NË SERIE A/ Menaxheri: Është gati për këtë sfidë

Delo.autor

PENALLTIA PËRSËRITET ME VAR/ Ja të gjitha rastet për moviolë të derbit Partizani-Tirana… (VIDEO)

Delo.autor

BASKETBOLL/ Teuta arrin sukses historik, kalon në finalen e Ligës Ballkanike

Delo.autor

Leave a Comment