Futboll Kombëtarja Sport

Lenjani kthehet mesfushor dhe shkëlqen, në fushë edhe ish-ylli i Partizanit

Ermir Lenjani kthehet të luajë përsëri si mesfushor krahu dhe lë shenjë në fitoren 3-1 të Sionit në fushën e Lucernës. Futbollisti i përfaqësueses shqiptare, i cili luante në krahun e majtë gjatë periudhës së De Biazit, është pozicionuar në të njëjtin vend edhe nga tekniku i ri i Sionit, Murat Jakin, dhe ka treguar se mund të jetë më vendimtar në këtë rol.

Në një ndeshje shumë të mirë, ai ka dhënë asistin për golin e dytë të skuadrës së tij, të realizuar nga Bastien Toma, mesfushori shqiptar që luan në radhët e kësaj skuadre. Ky i fundit dha asistet për dy golat e tjerë të skuadrës së Sion e cila në këtë mënyrë është larguar nga zona e ftohtë e klasifikimit.

Në telashe vazhdon të mbetet Ksamaks, në zonën e ftohtë të klasifikimit por me një rezultat pozitiv nga përballja e sotme ndaj Zyrihut. Ndeshja përfundoi 0-0 dhe në fushën e lojës, që në minutën e 9 hyri Arbnor Fejzullahi, ish-futbollisti i Partizanit, pas dëmtimit të një prej titullarëve. Për mbrojtësin kjo ishte ndeshja e dytë në kampionatin zviceran të futbollit.

Ndërkohë, Taulant Xhaka ka luajtur 90 minuta në barazimin 2-2 të Bazelit në fushën e Luganos, ku Albian Ajeti u bë protagonist me një gol dhe një asist.

Related posts

Lobotka refuzoi Interin, preferoi rinovimin me Celtan

Q.Autor

ËSHTË ZYRTARE/ Feronikeli gjen zëvendësuesin e Zekerie Ramadanit tek klubi…

Delo.autor

LAMTUMIRË SI KAMPION? Messi shkëlqen në këtë fillim viti, nisja e dytë me e mirë në karrierë

Delo.autor

Leave a Comment