Futboll Premier League Sport

LËVDATAT PËR 18 VJEÇARIN/ Guardiola: Ai është tashmë një lojtar i madh dhe i shkëlqyer

Pep Guardiola e përshkroi Fil Foden si një “futbollist të madh dhe të shkëlqyer”, pasi adoleshenti luajti në fitoren e Manchester City ndaj Oxford United, në “Carabao Cup”. Pasimi i shkëlqyer i Fodenit ndihmoi për të krijuar golin e hapjes së ndeshjes nga Gabriel Jesus.

Foden shënoi edhe golin e tij të parë për klubin, në minutën e dytë të kohës shtesë, për të përmbyllur një performancë të paharrueshme personale. Guardiola ka vetëm lavde për lojtarin e tij të ri: “Festoi ashtu, sepse ishte goli i tij i parë. Ky djalosh është kaq i veçantë, një tifoz i Manchester City, mbi të gjitha.

Ai e do shumë klubin, e shihni këtë në sjelljen e tij dhe në çdo veprim të vetëm. Unë nuk e mbaj mend golin tim të parë, jam i sigurt se ishte momenti më i mirë, por ka ndodhur shumë kohë më parë. Phil, shpresojmë se do ta gjejë shumë shpejt edhe golin e dytë. Manchester City ka një lojtar të madh për vitet e ardhshme”.

18-vjeçari ishte i kënaqur për golin e tij të parë me klubin: “Është e vështirë për ta përshkruar me fjalë, por kam ëndërruar për këtë. Duke qenë një tifoz i Manchester City, është shumë e veçantë për mua dhe jam i lumtur që ta ndihmoj ekipin të fitojë. Këtë moment nuk do ta harroj kurrë”.

Related posts

Gjermanët THELLOJNË RACIZMIN ndaj OZIL/ Pas Kombëtares E INJORON edhe shkolla ku…

Isa.Autor

FORMULA 1/ Pas 18 muajsh sërish në pistë, Alonso piloton Renault në Barcelonë

Delo.autor

Conte: Kurrë nuk e kam kërkuar Jamie Vardy në “Stamford Bridge”

Q.Autor

Leave a Comment