Formula 1 Sport Të tjera

FORMULA 1/ Piloti Leclerc: Na duhet të gjejmë gjuhën e përbashkët për të mirën e Ferrarit

Në sezonin e tij të tretë me Ferrarin, piloti Charles Leclerc do të ndajë garazhin me spanjollin Carlos Sainz, që zuri vendin e Sebastian Vettel. Piloti monogask shpreson që me shokun e ri të skuadrës të ketë një aventurë të suksesshme te “kokëkuqja”, duke bashkëjetuar pa probleme e sidomos pa aksidente në pistë.

“Mendoj se mes nesh duhet diskutuar, për të gjetur një kompromis për të mirën e skuadrës. Ne të dy e dimë që duhet të pilotojmë në maksimum për të grumbulluar sa më shumë pikë. Unë dua të mposht Carlos dhe ai mua, por njëkohësisht duhet të jemi të kujdesshëm për të evituar përplasje, që do të na penalizonin”, tha Leclerc.

“Ne duhet të kalojmë çdo pengesë mes nesh, në pistë e jashtë saj. Duhet të punojmë bashkë për të marrë maksimumin nga makina. Carlos është një pilot shumë kompetitiv, port e Ferrari e rëndësishme është skuadra”, u shpreh Leclerc.

Related posts

MERKATO E VERËS/ Juventus i cakton të ardhmen, sulmuesi Vrioni huazohet tek skuadra e…

Delo.autor

PAS MPOSHT UEFA-N/ Manchester City mbulon me flori Guardiola! Merkato tani merr rrjedhë tjetër

Delo.autor

SHQIPËRIA U-19/ “Tris” Kosovës në miqësore, shkëlqen Kombëtarja e Cungut

Delo.autor

Leave a Comment