Champions League Futboll Sport

LIGA E KAMPIONËVE/ Valencia pa tre lojtarë kryesorë ndaj Juventusit në ndeshjen hapëse

Valencia është në halle të mëdha pasi Jeison Murillo, Geoffrey Kondogbia dhe Ezequiel Garay, do të mungojnë në ndeshjen hapëse të Ligës së Kampionëve kundër Juventusit.

AS raporton se Murillo u largua gjatë stërvitjes të së dielës, duke ndjerë dhimbje në gishtin e tij.

Mbrojtësi ishte kthyer në stol në barazimin 2-2 të Valencias ndaj Levantes para pushimit të kombëtareve, por ai do tu nënshtrohet testeve të hënën për të përcaktuar disponueshmërinë e tij.

Atij në teste do t’i bashkëngjitet edhe Kondogbia, i cili u detyrua të largohej nga fusha në ndeshje ndaj Real Betisit, pasi një problemi me kyçin e këmbëve.

Gazeta AS e sheh ‘praktikisht të përjashtuar’ Garayn, i cili nuk ka stërvitur me skuadrën.

Argjentinasi nuk është ‘riaftësuar plotësisht’ nga një lëndim në gju, i cili e ka mbajtur jashtë për tri javë.

Los Ches e presin Juven të mërkurën që do të jetë ndeshja e parë e Ligës së Kampionëve pas tri viteve.

Related posts

HUNGARI-SHQIPËRI/ Trajneri Rosi: Do të bëjmë gjithçka për të fituar, por është një kundërshtar që…

Delo.autor

MBUSHI 60 VJEÇ TRE DITË MË PARË/ Maradona shtrohet me urgjencë në një spital në La Plata

Delo.autor

MBI MUNGESËN E IBRAHIMOVIC/ Pioli: Do ishte titullar ndaj Liverpool, tani kam dyshime për…

Delo.autor

Leave a Comment