Futboll Sport

LIGA E KOMBEVE/ ANGLIA do të presë ZVICRËN për të shmangur “krizën”

“King Power Stadium”, atje ku Leicester doli kampion i Anglisë në sezonin 2015/16, do të presë kombëtaren e Anglisë, për herë të dytë në historinë e tij, pas fitores ndaj Serbisë në vitin 2003. Këtë herë, të besuarit e Gareth Southgate do të ndeshen në miqësore me Zvicrën, pas pak ditë më parë u mposhtën me përmbysje nga Spanja në sfidën e vlefshme për Nations League.

Anglezët kanë humbur tre ndeshjet e fundit që kanë luajtur dhe disfata e katërt do të ishte një rekord negativ që Southgate kërkon ta shmangë me çdo kusht. Bilanci i Anglisë me Zvicrën është 5 fitore, 3 barazime dhe 1 humbje. Për më tepër, në shtatë ndeshjet e fundit, anglezët kanë fituar 5 herë dhe barazuar 3.

Herën e fundit që janë ndeshur ishte për eliminatoret e Euro 2016 dhe anglezët i fituan të dyja ndeshjet 2-0. Trajner i Zvicrës ishte ky aktuali, Vladimir Petkovic.

Humbja ndaj Spanjës ishte e para për Anglinë në shtëpi, pas 12 ndeshjesh, ku kishte fituar shtatë. Ndërkohë, Zvicra, që e nisi Ligën e Kombeve duke fituar 6-0 ndaj Islandës, vjen në këtë miqësore me një bilanc të mirë në transfertë, ku humbur vetëm 1 nga gjashtë ndeshjet e fundit.

Për qendërmbrojtësin e “luanëve” Harry Maguire do të jenë një ndeshje në shtëpinë e tij, atje ku rinovoi kontratën deri në vitin 2023. Nga ana tjetër vëmendja do të jetë e përqendruar te Xherdan Shaqiri, i cili me 21 gola është golashënuesi më i mirë te kombëtarja “helvetike”. Sulmuesi që luan me Liverpool e njeh mirë futbollin britanik pasi prej më shumë se dy vitesh luan në Premier League.

Hera e fundit që Anglia dhe Zvicra kanë mbyllur ndeshjen përkatëse me rezultatin 0-0 ka qenë në nëntor 2017. Gjashtë nga shtatë ndeshjet e fundit të Zvicrës jashtë fushe kanë prodhuar më pak se tre gola.

Related posts

Hazard në Manchester United? Vjen lajmi që pak kush priste

Sadik.Autor

MCGREGOR KA NJË PASARDHËS NË RING/ Do habiteni me ngjashmërite mes dy sportistëve

Delo.autor

“Mos u ktheni në shtëpi”: Kërcënohen kolumbianët që humbën penalltitë

Isa.Autor

Leave a Comment