Futboll Sport

A DO VIJË ROKO VADA ME SHQIPËRINË? Ervin Bulku: Rudi Vata ka deklaruar se ai ndihet irlandez

Roko Vata, djali i ish-kapitenit të përfaqësueses shqiptare, Rudi Vatës, po shkëlqen me përfaqësueset e moshave të Irlandës dhe për shumëkënd, ka lindur pyetja nëse FSHF i ka bërë një ftesë apo jo mesfushorit të talentuar i cili edhe dje shënoi në eliminatoret e Europianit ndaj Bullgarisë.

Kësaj pyetje i ka dhënë përgjigje trajneri i Shqipërisë U17, Ervin Bulku, i cili në “SuperSport” ka argumentuar se ishte vetë djaloshi që kishte bërë zgjedhjen.

“Rudi Vata ka dalë e ka deklaruar se ‘djali im ndjehet irlandez’. Kështu që…”, ishin fjalët e Bulkut, duke mos konfirmuar gjithsesi nëse i është bërë apo jo një ftesë direkte Roko Vatës.

Ky i fundit, që në vitin e kaluar mund të kishte qenë nën drejtimin e Bulkut me përfaqësuesen U17, por luajti me atë të Irlandës, bashkë me dy shqiptarë të tjerë, Kevin Zefi dhe Justin Ferizaj, duke e ndihmuar që të kualifikohej në fazën e dytë të Europianit.

Related posts

ZYRTARE/ Ronaldo kryen testet mjekësore te Juventusi, ja çfarë ka ndodhur (VIDEO)

Isa.Autor

Roma shënon gol ndaj Barcelonës

Sadik.Autor

KTHESË E RËNDËSISHME PËR MESFUSHORIN/ Real Madrid “BLINDON” një talent, i mbyll dyert Romës

Isa.Autor

Leave a Comment