Futboll Sport

LIGA E KOMBEVE/ “Paqe” mes Gjermanisë dhe Francës, Uellsi fiton derbin me “poker”

Franca dhe Gjermania kanë ndarë nga një pikë në sfidën e zhvilluar në Allianz Arena për kompeticionin më të rë të UEFA-s, Nations League. Ishte një ndeshje e zhvilluar nën reshjet e shiut dhe si pasojë terreni ishte shumë i rrëshqitshëm. Kjo nuk i lejoi skuadrat të shfaqnin potencialin e madh teknik, gjithsesi ndeshja ishte e luftuar dhe me emocione sidomos në pjesën e dytë.

Megjithëse ka emra të mëdhenj në fushën e lojës, ndeshja zhvillohet kryesisht në mesin e fushës dhe të dyja skuadrat e kanë të vështirë të depërtojnë në zonën kundërshtare. Mundësia e parë serioze e ndeshjes vjen pas gjysmë ore lojë nga Hummels për gjermanin, pas tij ishte Giroud që rrezikon portën e Neuer me një goditje më kokë.

Pas pushimit ndeshja bëhet më interesante dhe kjo për meritë të gjermanëve të cilët sulmojnë më shumë përpara publikut të tyre. Hummels përsëri ka një mundësi të mirë për të shënuar, ndërsa pas tij edhe Muller por portieri francez Areola është në formën e jetës. Minutat kalojnë dhe rezultati nuk ndryshon, Gjermania dhe Franca ndajnë nga një pikë.

Uellsi i Ryan Giggs ka mposhtur me lehtësi Irlandën në derbin e Grupit 4 të League B, me rezultatin e thellë 4-Ishte një ndeshje që u zgjidh që në pjesën e parë. Lawrence zhbllokoi rezultatin për vendasit përpara se Gareth Bale të shënonte një gol fantastik nga distanca duke dyfishuar rezultatin.

Pak përpara se të përçudnonte pjesa e parë ishte Ramsey i Arsenal që vulos fitoren Uellsit. Roberts katërfishon rezultatin përpara se Williams të shënonte golin e nderit për irlandezët. Ndërsa Republika Çeke ka barazuar brenda ndaj Ukrainës. Schick shënoi për vendasit ndërsa Konoplyanka barazoi rezultatin.

Norvegjia ka mposhtur Qipron me dy golat e Johansen në pjesën e parë ndërsa Bullgaria ka marrë një rezultat të madh ndaj Sllovenisë duke fituar 2-1 falë golave të Kraev në League A.

Ndërkohë në ndeshjet e League D, Gjibraltari është mposhtur 2-0 nga Maqedonia ndërsa Letonia dhe Andorra kanë marrë nga një pikë në barazimin 0-0.

Related posts

“NË FILLIM ISHTE JASHTË PLANEVE TË CHELSEA-T, TANI…”/ Nagelsmann shuan ëndrrën: Nuk e di nëse i kemi paratë…

Delo.autor

West Hami ofron 35 milionë euro Lazios për mesfushorin brazilian

Sadik.Autor

Juan Quintero shënon super gol ndaj Japonisë

Sadik.Autor

Leave a Comment