Futboll Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Mbyllet pjesa e parë në Korçë: Ka rezultat surprizë në ndeshjen Skënderbeu-Tirana (VIDEO)

Po luhet në Korçë supersfida mes Skënderbeut dhe Tiranës. Që të dy skuadrat vijnë në këtë përballje me fitore. Bardhekuqtë e Orges Shehit mposhtën Flamurtarin me rezultatin 0-2, ndërsa kryeqytetasit triumfuan ndaj Luftëtarit 3-1. Skënderbeu kërkon arratinë në këtë përballje, ndërsa Tirana është e detyruar të rikuperojë pikët, pas një starti jo të mirë.

Komenti minutë pas minute:

Mbyllet pjesa e parë.
45′- Një minutës shtesë nga gjyqtari i katërt.
43′- Sërish e rrezikshme Tirana, goditje me kokë e Turtullit por topi del mbi kuadrat.
36′- Pranë barazimit Skënderbeu, gjuajtja e Gripshit bllokohet me vështirësi nga portieri Lika.
27′- Prekje e topit me dorë nga Radas, karton i verdhë për lojtarin.
26′- Skëndedrbeu nis sulmet për golin e barazimit.

20′- Gol Tirana, krosim nga e djathta me Hasanin që zhyt topin në rrjetë.
16′- Rast i mirë për Skënderbeun, gjuajtja e Muzakës përfundon lehtshë, në duart e portierit Lika.
13′- Pranë golit Skënderbeu, por anësori akordon pozicion jashtë loje.
10′- Pasim në thellësi të zonës së Tiranës, por del në kohë portieri Lika.
5′- Ndeshje e qetë në këto minuta të para.
1′- Nis ndeshja me topin e parë të shkelmuar nga lojtarët e Skënderbeut.

Related posts

NDESHJA NDAJ LAZIOS/ Cristiano Ronaldo ka një motiv për të shënuar sonte, fjala është për…

Delo.autor

TURNEU BOTËROR I MUNDJES/ Shqipëria siguron medaljen e bronzit (VIDEO)

Delo.autor

Nis “Finalja” e parakohshme, Atletiko e Arsenali luajnë gjithçka

Sadik.Autor

Leave a Comment