Futboll La Liga Sport

MAGJEPSET VALVERDE/ Gjërat e jashtëzakonshme janë bërë RUTINË për MESSIN

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, foli për rëndësinë e Leo Messit në triumfin bindës ndaj PSV Eindhoven, në ndeshjen hapëse të Ligës së Kampionëve të këtij edicioni për të tijtë: “Gjërat që bën Messi në fushën e lojës janë të jashtëzakonshme, por tashmë duken normale për një futbollist si ai, sepse i shohim gjithmonë. Për cilindo prej nesh do të ishin anormale, por ai bën gjëra të jashtëzakonshme, që duken rutinë”.

Veç Leo Messit, një tjetër emër i shquar ishte ai i Ousmane Dembélé. Francezi shënoi një gol të madh dhe ishte shumë pjesëmarrës në lojë. Trajneri blaugrana ka këtë vlerësim për të: “Dembele është në një formë shumë të mirë. Kjo lidhet mirë me vazhdimësinë që ka me golin”.

Sa për ndeshjen, Valverde gjykon: “Loja ishte me kosto normale. Kundërshtari kishte lojtarë të shpejtë. Na çliroi goli i parë. Në pjesën e dytë e filluam më mirë, duke dominuar lojën, por me epërsinë 1-0 je seriozisht i rrezikuar. Pas golit të dytë ishim më të qetë”.

Lidhur me dëshirën e madhe të klubit dhe veçanërisht të Leo Messit për ta fituar këtë Champions, trajneri Valverde shtoi: “Më thoni kush nuk e dëshiron këtë trofe. Kush nuk luan maksimalisht i motivuar në Champons? Ne e dimë rëndësinë e secilit kompeticion, ku marrim pjesë. Në kampionat ka vend edhe për ndonjë hap fals, sepse mund të korrigjohesh rrugës. Në Champions, gabimet kushtojnë shtrenjtë. Eshtë e qartë se ne nuk mund të dështojmë”.

Related posts

EFEKTI RONALDO/ REALI ka 3 takime pa shënuar, BENZEMA është…KATASTROFË, ka 5 orë pa…

Isa.Autor

Barcelona mposht Tottenhamin në penallti (VIDEO)

Sadik.Autor

E KRYER/ Juventusi gjen akordin me Jonathan David gjatë natës, ja shifrat e marrëveshjes

F.autor

Leave a Comment