Futboll Seria A Sport

“Magjepsi” klubet PRESTIGJOZE të Europës/ TARE dhe Lacio nuk heqin dorë nga “xhevahiri”

Gjatë gjithë verës mesfushori i Lacios Sergej Milinkovic- Savic u “peshkua” nga klubet më të mira në botë, por klubi Italian rezistoi “heroikisht” ofertave të çmendura duke rritur çmimin për talentin serb. Bardhekaltërit po mendojnë që tani që të shmangin largimin e mundshëm të Savic duke i ofruar një kontratë të re që do ta mbajë ende mesfushorin serb për vite të tjera në Romë.

Lajmin e ka dhënë drejtori sportive i Lacios Igli Tare

“Tani është vetëm çështje ditësh. E tëra do të përfundojë gjatë javës së ardhshme. Marrëveshjet janë përfunduar dhe do të nënshkruhen”, ka thënë drejtori sportiv i Lazio.

Lacio refuzoi ta shiste “xhevahirin e ekipit” për më pak se 110 milionë € te Manchester United. Në radhë për rrëmbyer Savicin u vunë Real Madrid, Juventus, Barcelona dhe Chelsea, por asnjëri nuk i ishte në gjendje të plotësonte kërkesat e Lacios.

Related posts

Fiorentina dhe Cagliari tërheqin fanellën me numër 13 të Astorit

Q.Autor

ZHDUKJA EMILIANO SALA/ Mbappe është njeri i madh, ja shuma që jep për të gjetur futbollistin

Delo.autor

LIVE/ Kukësi-Vllaznia. Myllet pjesa e parë

Delo.autor

Leave a Comment