Futboll Seria A

Milan-Lazio, në “San Siro” luhet për Champions dhe Europa League

Milan dhe Lazio do të përballen të dielën pasdite në “San Siro” për javën e 22-të të Serisë A. Skuadra e Simone Inzaghi-t po paraqitet në nivele shumë të larta në këtë sezon, siç e tregon edhe vendi i tretë i tyre në kampionatin italian. Ata kanë marrë katër fitore dhe 1 barazim në pesë ndeshjet e fundit të Serisë A. Milan, nga ana tjetër, do të synojë t’i japë vazhdimësi dy fitoreve të marra në 2018-ën, që e kanë ndihmuar skuadrën e Gennaro Gattuso-s të ngjitet në vendin e shtatë të kampionatit. Por nuk do të jetë aspak e lehtë për vendasit, duke parë se Lazio, është skuadra e dytë e Serisë A që ka marr më shumë pikë në ndeshjet e këtij kampionati që kanë luajtur në transfertë: 8 fitore, 2 barazime, 1 humbje. Gjithashtu, ata janë ekipi që kanë shënuar më shumë gola në takimet e zhvilluara larg shtëpisë në kampionatin italian, plot 28 (2.54 për ndeshje).

Ndërkohë, Milan ka zhvilluar një sezon me ulje-ngritje dhe ka arritur të marrë 9 fitore, 4 barazime dhe tetë humbje në 21 ndeshjet e luajtura deri tani në kampionat. Kjo e curi e ka larguar shumë “Djallin” nga katër vendet e para të klasifikimit, por ata janë vetëm 3 pikë larg vendit të gjashtë që mbahet nga Sampdoria dhe që siguron pjesëmarrjen në fazën paraeliminatore të Europa League. Pavarësisht rezultateve negative, drejtuesit e klubit kanë vendosur të mos bëjnë asnjë blerje në merkaton e janarit. Në një intervistë të dhënë për “acmilan.com”, Giacomo Bonaventura, mesfushori i kuqezinjve, ka thënë: “Ne jemi të kënaqur me këtë vendim. Nuk na duhen blerje të reja sepse kemi lojtarë shumë të mirë, të cilët kanë filluar të përshtaten me futbollin italian dhe që do të paraqiten mirë nga tani e në vazhdim”.

Lojtarët Kyç: Mesfushori i Lazio-s, Milinkovic-Savic, ka realizuar 7 gola dhe ka dhënë 3 asiste në 20 ndeshje të luajtura në këtë kampionat. Ai pritet të jetë një nga kërcënimet më të mëdha për mbrojtjen vendase. Gjithsesi, tifozët e Milan do t’i kenë sytë nga Suso, i cili ka realizuar pesë gola dhe ka dhënë 3 asiste në këtë sezon.
Statistikat: Lazio është skuadra që ka shënuar më shumë gola në këtë sezon të Serisë A (3.9 për ndeshje), teksa në 18 nga 21 ndeshjet e luajtura deri tani nga bardhekaltrit janë realizuar mbi 2.5 gola (10 nga 11 në ndeshjet e luajtura në transfertë). Gjithsesi, Milan nuk humbet në shtëpi kundër Lazio-s që nga 1998-a: 12 fitore, 7 barazime, 0 humbje.

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ Ramos “ndez” finalen me deklaratat e bëra për Salah

Sadik.Autor

MANAJ NUK ËSHTË I LUMTUR TEK BARCELONA/ Sulmuesi i Kombëtares dëshiron të luajë në…

Delo.autor

Napoli përgatitë ofertën, për mbrojtësin e Chelseat

Sadik.Autor

Leave a Comment