Futboll Seria A Sport

MAROTTA/ Nëse nuk fitojmë titullin, do të jetë dështimi më i madh i historisë

Drejtori sportiv i Juventusit, Beppe Marotta, beson se ky mund të jetë sezoni i duhur që skuadra kampione e Italisë të realizojë “tripletën” e famshme, të fitojë kampionat, Kupë dhe Champions. Natyrisht që nuk ka për të qenë e lehtë, por starti i mirë i kampionatit, lë të besosh se bardhezinjtë mund t’ia dalin mbanë. Sidomos pas ardhjes në ekip të Cristiano Ronaldo, një vlerë e shtuar te një ekip me shumë yje në përbërje.

Por çdo të ndodhte nëse Juventusi do ta dështonte në fitimin e titullit kampion? “Jemi ekipi më i fortë në Serinë A, i përgatitur për të fituar titullin kampion edhe pse luajmë në 3 fronte. Nëse nuk do t’ia dalim mbanë do të jetë për fajin tonë dhe ky do të jetë një dështim i madh. Jemi ende një ekip në ndërtim e sipër dhe është herët për të dhënë gjykime, por unë besoj shumë te skuadra dhe trajneri”, u shpreh Beppe Marotta.

Related posts

Nga Bonucci te Cutrone, “Djalli” ka forcuar shtyllën kurrizore

Sadik.Autor

I “SHKEL SYRIN” YLLIT SPANJOLL TË PREMIER/ Guardiola: Ai është një nga lojtarët që pëlqej…

Delo.autor

Analiza e Sefedin Brahos: Hasan Lika ka ndryshuar Luftëtarin

Sadik.Autor

Leave a Comment