Futboll Sport

SUPERSFIDA/ Gjermani-Francë: “Yjet” e Europës garantojnë emocione dhe spektakël

Mbrëmjen e së enjtes do të zbresin në fushë dy prej ekipeve favorite për të fituar kompeticionin më të ri të UEFA-s, Nations League. Gjermania do të presë Francën në atë që do të jetë ndeshja e parë e Grupit A1. Pjesë e këtij grupi është edhe Holanda. Kjo do të jetë ndeshja e parë për të dy këto skuadra që nga përfundimi i Kupës së Botës, një kompeticion që është mbyllur në mënyra të ndryshme për këto dy përfaqësuese.

Gjermania është eliminuar në fazën me grupe pasi është mundur nga Meksika dhe Koreja e Jugut. Pasojat e eliminimit befasues nuk kanë mbaruar, teksa polemikat janë shtuar më shumë pas tërheqjes së Mesut Ozil nga kombëtarja dhe akuzat e tij për racizëm. Pavarësisht kaosit të muajve të fundit, trajneri Joachim Low ka mbajtur vendin e tij, por tani është në presion për të treguar se ai është njeriu i duhur për të kthyer Gjermaninë aty ku i takon.

Për sa i takon Francës, ata janë kampionët e botës në fuqi dhe do të paraqiten në këtë takim si favoritë. Skuadra e Deschamps është një përfaqësuese e mbushur me lojtarë të rinj që, fatkeqësisht për pjesën tjetër të botës, mund të përmirësohen akoma. E vetmja mungesë për “Gjelat” do të jetë ajo e portierit Hugo Lloris, i cili është i dëmtuar.

Kështu, francezët do të kenë pak a shumë të njëjtin ekip që luajti në Rusi dhe do të kërkojnë të shfrytëzojnë problemet që Gjermania tregoi në Kupën e Botës. Ndërkohë, Leroy Sane është kthyer në dispozicion të Low, ndërsa Sami Khedira është lënë jashtë.

Statistikat

– Këto dy kombëtare janë ndeshur 6 herë në 6 vitet e fundit, me 3 fitore të marra për Francën dhe 2 për Gjermaninë.

– Gjermania ka eliminuar Francën në Botërorin 2014, ndërsa francezët janë hakmarrë në gjysmëfinalet e Euro 2016.

– Franca ka pësuar vetëm 1 humbje në 19 ndeshje.

– Gjermania ka fituar vetëm 2 nga 9 ndeshjet e fundit, duke humbur katër prej tyre.

Related posts

E BUJSHME/ Sulmuesi Mbappe refuzon të udhëtojë me kombëtaren franceze drejt Tokios, ja shkaku…

Delo.autor

ZBULON TË ARDHMEN E VIDAL/ Ish-lojtari i Inter: Në verë mesfushori do të kalojë tek…

Delo.autor

Derbi i Mançesterit vazhdon në merkato për yllin e Bayern

Sadik.Autor

Leave a Comment