Futboll Sport

Mbyllet pjesa e parë/ Asani i jep avantazhin Partizanit kundër Kastriotit

Mbyllet pjesa e parë në “Selman Stermasi” me avantazh të një goli për Partizanin. Mala shërbeu mirë për Asanin dhe ky i fundit në minutën e 13 të sfidës nuk zhgënjeu duke mposhtur portierin Kuka të krutanëve. Skuadra e Plorit duket e paorientuar, ndërsa Partizani ka teguar në 45 minutat e para se e ka të qartë atë që kërkon nga kjo sfidë.

Pjesa e parë – Partizani që në minutën e parë e tregon veten superior ndaj Kastriotit debutues. Sulme të qarta nga krahët, ndërsa Hebaj shërben më së miri për shokët në disa aksione. Kastrioti mbrohet për disa minuta, por dorëzohet në të 13-ën, Mala nga e majta sulmoi dhe kërkoi Asanin në krahun tjetër që ndodhej para portës. Stijepoviç largoi në rastin e parë dhe në të dytin ishte i pafat pasi sfera mbërriti te këmbët e Asanit që e dërgoi në kuadrat. Të kuqtë kalojnë në avantazh me anë të numrit 10!

Partizani në minutat e mëpasme e kontrolloi mirë lojën. Arriti që të krijojë të tjera raste, ku Mala nga e majta u shfaq mjaft rrezikshëm, madje pati shansin që të dyfishonte rezultatin, megjithatë, skuadra e Gegës ishte e qetë dhe e qartë në fushë.

Ndërkohë që në minutën e 28 të kuqtë me anë të Gojkoviç mund të ndëshkonin vetë portën e tyre, e thënë në këtë mënyrë pasi mbrojtësi e ktheu gabimisht topin pas ku Rahim i kishte të gjitha shanset për të baraspeshuar rezultatin, por që gjuajti jashtë.

Kastrioti nisi në minutat e fundit që të bënte kontroll më të mirë të lojës, por në fazën sulmuese la shumë për të dëshiruar. Tekniku Plori është dëgjuar gjatë gjithë 45 minutave të para se ka qenë i tensionuar, megjithatë, lojtarët në fushë e kanë pasur të vështirë orientimin, aq sa në disa raste i krijonin hapësira Partizanit për të sulmuar apo për të rrezikuar.

Related posts

E BUJSHME/ Reali “paguan” 4 mln euro për një pikë në kampionat, madrilenët falin premiot për klubin

Delo.autor

50 mijë euro në ditë, ja dieta e “çmendur” e Kristiano Ronaldos

Sadik.Autor

Zhbllokohet Sindrit Guri/ Sulmuesi kuqezi shënon golin e parë në Belgjikë (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment