Futboll Seria A Sport

Spalletti ul euforinë: Duhet ta kishim mbyllur më shpejt, Lautaro Martinez…

Luciano Spalletti pranon se Inter duhet ta kishte siguruar më herët fitoren ndaj Bologna-s. Zikaltërve u duheshin 67’ minuta për të zhbllokuar rezultatin e ndeshjes e cila eventualisht është fituar 3-0 me golat e Nainggolan, Candreva dhe Perisic.

“Ishin tre gola të bukur dhe ekipi ka hequr tensionin nga vetja, pas golit të parë, Bologna u hap dhe u mundua të na sulmonte,” shpjegon Spalletti për Sky Sport Italia.

“Ekzistonte rreziku se dominimi i lojës dhe pasimet rreth e qark fushës për të krijuar hapësira mund të lejonte kundërshtarin të bënte kundërsulme të rrezikshme, por kjo nuk ndodhi thuajse fare.

“Duhet të jemi më krijues pasi kemi lojtarë të talentuar të cilët duhet të fitojnë ndeshje. Duhet të gjejmë balancën e duhur dhe të mos shohim se çfarë bëhet përreth nesh.

“Lautaro? Ai rrezikonte të luante teksa kishte probleme muskulore dhe nuk donim të rrezikonim një dëmtim. Zgjodhëm opsionin e Keita, i cili mund të luajë në qendër të sulmit.

Related posts

Shqipëria në KRYE të Europës për bastet në Azi, ndërsa Korça shpallet “kryeqyteti”

Q.Autor

SHUMË LARG “KRYQËZIMIT”/ Inter-Simeone nuk bëhet dhe arsyeja është…

Delo.autor

SUPRIZË NË DERBIN E MANÇESTERIT/ Junajtid i jep leksion Sitit duke i dhënë Kerrik suksesin e parë në pankinën e “djajve të kuq”

F.autor

Leave a Comment