Futboll Seria A Sport

Më i mirë se MESSI dhe RONALDO/ PJANIC i thur elozhe “armikut” të Serie A

Edin Dzeko ka një raport më të mirë të golave për ndeshje në krahasim me Cristiano Ronaldo-s dhe Lionel Messi-t në nivel ndërkombëtar, dhe shoku i ekipit te Bosnje Hercegovina Miralem Pjanic i ka thurur elozhe sulmuesit.

Kapiteni bosnjak Dzeko ka kaluar Emir Spahi duke u bërë golashënuesi më i mirë i vendit të tij me 52 gola në 94 ndeshje, një raport më i mirë se Ronaldo dhe Messi në gola për ndeshje.

Dhe mesfushori i Juventus pretendon se ai është shumë i respektuar në vendlindje. “Nuk mendoj se është i nënvlerësuar, ai ka bërë gjëra të mëdha së fundmi,” shprehet Pjanic për Omnisport.

“Për ekipin kombëtar ai është lojtari që ka shënuar më shumë gola. Ne e dimë se sa i rëndësishëm është. Ai bën gjëra të rëndësishme edhe te klubi i tij. Mendoj se është një lojtar i madh, kështu që nuk është i nënvlerësuar.”

Related posts

Formacionet e mundshme/ Irani luan kundër Marokut

Sadik.Autor

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Tirana-Teuta. Rezultati 2-1

Delo.autor

FORMA E SHKËLQYER/ Broja në “top 20%” të sulmuesve më të mirë, shqiptari troket fort në derën e Chelsea-t

Delo.autor

Leave a Comment