Futboll Sport

KOMBËTARJA U-19/ Islanda hakmerret me “poker” Shqipërisë së Bogdanit

Ernest Muçi e nderoi Shqipërinë ditë më parë në miqësoren me Islandën, por në takimin e dytë të luajtur në Elbasan kuqezinjtë janë mposhtur. Kjo ka ndodhur me “poker” golash, teksa miqtë kanë realizuar nga dy gola për pjesë.

Portieri Alija u mposht shumë shpejt, me Heimison që arriti të gjejë rrugën e rrjetës. Në fund të pjesës së parë Andrason shënoi sërish dhe rezultati shkoi në 0-2. Në fraksionin e dytë të lojës kuqezinjtë tentuan ë ndryshojnë diçka.

Tre minuta pas fillimit ishte sulmuesi Nezha që ngushtoi shifrat në 2-1. Gjithsesi goli i barazimit nuk erdhi më pas, madje Islanda shënoi edhe dy herë të tjera. Arnorson realizoi dygolësh dhe “vulosi” fitoren 1-4 të skuadrës së tij kundër Shqipërisë U19.

 

Related posts

Skuadra e Ansi Agollit merr portierin që i priti penalltinë Messit

Isa.Autor

Parma bën pazar te Interi, kërkon 3 futbollistë

Sadik.Autor

HEQ DORË NGA ANGEL CORREA/ Milan hidhet në sulm për lojtarin e “Los Blancos”…

Delo.autor

Leave a Comment