Futboll Premier League Sport

Me KAFKË të thyer i shpëtoi VDEKJES: “Kam në kokë 14 pllaka metalike dhe 28 vida…”

Nuk është e lehtë të asistosh në tërheqjen e lamtumirën e futbollistëve rreth të 35-ave apo më shumë, nga sporti më i bukur në botë, imagjinoni se si ndihen tifozët e Hull City dhe ata të Tottenham që asistuan në mbylljen e parakohëshme të karrierës së një futbollisti vetëm 27-vjeçar. Ndodhi dimrin e kaluar, për fatkeqin Ryan Mason. Ky i fundit mbante veshur fanellën e Hull City, por vetëm provizorisht në formë huazimi, pasi kartoni i tij shtrëngohej fort nga Tottenham. Në mes të një ndeshje kundër Chelseas, Mason përplaset në një duel në ajër me Gary Cahill. Loja vijon për pak momente, por mesfushori i Hull City qëndron i shtrirë në fushë.

Të gjithë menduan më të keqen. Në pankina, në fushë e në shkallët e stadiumit ishin të shumtë sytë e skuqur e të mbuluar me duar. I transportuar me urgjencë në spital, Mason dukej i shkërmoqur. Skenari më i mirë parashikonte një ndërhyrje delikate në tru. Fatmirësisht, sot aim und ta tregojë vetë historinë e vështirë dhe e ka bërë për Four Four Two: “Kam 14 pllaka metalike në kafkë me 28 vida që shërbejnë për t’i mbajtur të mbërthyera në vend”.

Dëmtimi i djaloshit ishte i tmerrshëm, por gjithsesi, falë operacionit arrin të bashkëjetojë me sintomat, ndonëse shumë të bezdisshme. “Kisha 45 kapëse dhe një shenjë qepje që më përshkonte kokën. Të hiqja kapëset nuk ishte aspak e këndshme”, rrëfen Mason. Djaloshi u desh gjithashtu që të bënte llogaritë me dhimbjet e kokës. “Të gjithë nervat nga ajo anë e fytyrës mu dëmtuan. Në dhjetë ditët e para duhej të më ushqenin me tuba”, vijoi rrëfimin ish-futbollisti që u desh të varte këpucët në gozhdë në moshën 27-vjeçare.

Related posts

BARCELONËS NUK I NDAHEN DËMTIMET/ Titullari largohet nga ndeshja me lot në sy (VIDEO)

Delo.autor

SFIDA ME LIVERPOOLIN NË CHAMPIONS/ Valverde jep lajmin e keq, ja ylli që do të humb duelin

Delo.autor

“JUVENTUS M*T”/ Muntari “tërbon” tifozët bardhezinj. Plas “lufta” në rrjetet sociale

Delo.autor

Leave a Comment