Futboll Premier League Sport

MORATA premton besnikëri ndaj CHELSEA: Çdo gjë është e PËRSOSUR këtu

Sulmuesi i Chelsea, Alvaro Morata, e ka premtuar të ardhmen e tij në këtë klub, pavarësisht nga spekulimet e shumta të kësaj vere. Sulmuesi spanjoll, i cili mbërriti në Londër nga Real Madridi verën e kaluar, pati një sezon të parë të vështirë në “Stamford Bridge”. Ai nuk u pajtua me pritshmëritë e ish-trajnerit Antonio Conte, pavarësisht shënimit të 11 golave n​ë kampionat dhe 6 asiste.

Ish-trajneri i Juventusit u shkarkua në korrik, për t’u zëvendësuar me Maurizio Sarri, ndërsa 25-vjeçari është optimist për perspektivat e tij në muajt në vijim. Morata thotë se kurrë nuk e ka parashikuar një ndryshim të “skenës” gjatë merkatos së kësaj vere. Ai tha për “Daily Mirror”:

“Në ditën e parë të përgatitjeve parasezonale fola me drejtorin e Chelsea, Marina Granovskaia, dhe me rajnerin, të cilëve u thashë: Unë dua të qëndroj te Chelsea. Ata m’u përgjigjën: Ne kemi shumë besim tek ju dhe duam që të qëndroni, gjithashtu. Pra, gjithçka ishte e përsosur.

Të gjithë njerëzit thonin se doja të largohesha, se nuk isha i lumtur në Londër, por nuk ishte e vërtetë. Tani kam marrë një shtëpi tjetër, pranë Cobham. Gruaja ime është shumë e lumtur. Kur të gjithë po flisnin për mundësinë e largimit, unë jam këtu duke kërkuar një shtëpi. Pra, historia është e përfunduar dhe mezi po pres për ndeshjen e së dielës”.

 

Related posts

Klopp në kërkim të zëvendësuesit të Coutinhos, piketohet Suso i Milanit

Q.Autor

11 PIKË LARG KREUT/ Hoeness: Kemi ARKAT PLOT, ja merkato e Bayernit

Isa.Autor

MERKATO E BUJSHME/ Inter i gatshëm për ofertën e çmendur të Pogba

Isa.Autor

Leave a Comment