Futboll Premier League Sport

MESFUSHORI NGA UELLSI/ “Tersi” i personave “Vip” drejt largimit nga Arsenali

Mesfushori i Arsenalit, Aaron Ramsey, është shumë afër largimit nga klubi londinez si transferim i lirë në fund të këtij sezoni, pasi që bisedimet për rinovim të kontratës mes tij dhe klubit kanë dështuar, raporton Daily Mail.

Kontrata aktuale e Ramseyt me Arsenalin përfundon në fund të këtij sezoni dhe sipas burimeve brenda klubit, për momentin nuk ka ofertë tjetër  për rinovimin e kontratës së tij, pasi që bisedimet e fundit, që zgjatën disa muaj, rezultuan të pafrytshme, përcjell Gazeta Express.

Më herët ishte thënë se marrëveshja për rinovimin e kontratës kishte mbetur vetëm si formalitet, pasi që të dy palët ishin të interesuar për këtë gjë. Megjithatë, kjo tani rezulton të jetë e pavërtetë pasi që nuk ka qenë e mundur të arrihet marrëveshje për kontratën e re.

Ky lajm ka ngjallur interesim te disa klube angleze, si Chelsea dhe Manchester Unitedi, pasi që mund ta transferojë pa i paguar asnjë shumë Arsenalit. Ata mund ta transferojnë edhe në janar Ramseyn për një çmim të lirë.

 

Related posts

BARCELONA-VALENCIA/ “Katalanasit” barazojnë shifrat, shënon sërish Messi

Delo.autor

DËMTIMET KTHEHEN NË MAKTH/ 10 ditë jashtë fushave për titullarin e Tiranës

F.autor

KUPA E BOTËS/ Danimarka befason Kroacinë, Mathias Joergensen shënon golin e parë (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment