Futboll La Liga Sport

MESSI HISTORIK/ Barcelona ia bën “8 me 2” Huescas në “Camp Nou”

Barcelona ka marrë fitoren e tretë radhazi në kampionatin spanjoll pas fitores tenistike 8-2 të arritur kundër Huesca-s në “Camp Nou”. Ka qenë një performancë e jashtëzakonshme nga Messi me shokë, me këtë të fundit që ka shkruar historinë në La Liga, duke u bërë lojtari i parë në këtë kampionat që regjistron 150 asiste në shekullin e 21-të.

Dhe të mendosh se gjithçka ka filluar në mënyrën më të mirë të mundshme për miqtë, të cilët kanë kaluar në avantazh pas vetëm 3 minutashg lojë me Cucho-n. Një avantazh ky që ka zgjatur plot 13 minuta, teksa Messi ka kthyer ekuilibrin në të 16-ën.

Tetë minuta më vonë ka ardhur përmbysje me autogolin e Pulido-s, teksa Luis Suarez ka realizuar golin e tretë për vendasit në minutën e 39-të. Miqtë nuk janë dorëzuar dhe tri minuta para fundit të pjesës së parë kanë ngushtuar diferencat me Gallar.

Në pjesën e dytë kanë ardhur katër gola të tjerë të katalanasve, të cilët kanë realizuar dy herë në harkun e katër minutave me Dembele (48′) dhe Rakitic (52′). Messi (61′), Alba (81′) dhe Suarez (82′, me penallti) kanë shënuar tre të tjerët, duke fiksuar shifrat në 7-2.

Barcelonaështë ngjitur në kuotën e 9 pikëve, po aq sa Real Madrid, por ka rimarrë kreun e renditjes falë diferencës së golave. Huesca, nga ana tjetër mban vendin e 13-të në kampionat me katër pikë pas tri javëve të para.

Related posts

MOTO GP/ Yamaha nxjerr “jashtë loje” Rossin, investon te talenti francez…

Delo.autor

MERKATO E VERËS/ Sterling mendon largimin nga Manchester City, ja dy klubet e mëdha që monitorojnë situatën…

Delo.autor

BARÇA- PSV/ MESSI dhuron një tjetër PERLË dhe kalon katalanasit në avantazh (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment