Futboll Seria A Sport

“DJALLI” SYNON TITULLIN E SERIE A/ Janar makthi për Milan-in, por ka një dritë të “pasur” në fund të tunelit

Milan-i synon titullin dhe një janar i tmerrshëm me tri humbje (Juventus dhe Atalanta në kampionat dhe Inter në Kupën e Italisë) nuk e ka fshirë ëndrrën e madhe.

Duke filluar nga ndeshja e së shtunës kundër Bologna-s, kuqezinjtë duan të kthehen të fitojnë edhe për të vazhduar vrapin drejt kthimit në Europën e rëndësishme.

Ndër të tjera, ka një diferencë të madhe mes kualifikimit në Champions League si vend i parë dhe si vend i katërt.

Gzeeta dello Sport ka vënë në dukje të fuqisë ekonomike që siguron kualifikimi në kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube.

Të drejtat televizive për Italinë janë rreth 50 milionë euro, 25 në lidhje me pozicionin në kampionat dhe 25 në lidhje me rezultatet e arritura në vazhdim.

Skuadra që kualifikohet nga Italia me titullin në fanellë fiton menjëherë 10 milionë euro përafërsisht, kundër 7.5 që fitohen kur kualifikohesh si vend i dytë, 5 si vend i tretë dhe 2.5 si vend i katërt.

32 skuadrat e kualifikuara në Champions League në fazën e grupeve do të marrin rreth 15 milionë euro. Më pas janë bonuset: 2.7 milionë për fitore dhe 900 mijë për barazim.

Paratë europiane janë në bazë të vetëfinancimit që Elliott ka menduar për klubin.

Related posts

Daja: Luftëtari meritoi gjithçka pasi luajti më mirë, ne nuk meritonim më shumë se kjo pikë

Isa.Autor

E FUNDIT/ Denoncon Labëria, ja pse Flamurtari rrezikon të humbasë dy ndeshje në tavolinë…

Delo.autor

MILAN-JUVENTUS/ Pritet një ndeshje spektakolare dhe e “luftuar” mes dy skuadrave (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment