Futboll Premier League Sport

MILANI “FËRKON DUART”/ Chelsea mund ta humbasë FABREGASIN si lojtar të lirë

Klubet italiane dëshirojnë mesfushorin e Chelseat. Cesc Fabregas mund të largohet nga Chelsea si lojtar i lirë. Konkurrenca është e madhe në mesfushën e Maurizio Sarri, dhe kjo mund ta shtyjë spanjollin që të largohet nga “Stamford Bridge”.

Interi dhe Milani janë dy skuadrat që po interesohen për ish-mesfushorin e Arsenalit dhe Barcelonës, kontrata e të cilit përfundon në muajin qershor, por përflitet se largimi i tij mund të ndodhë në muajin janar.

Që prej transferimit të tij në Chelsea në vitin 2014, 31-vjeçari i ka bërë 183 paraqitje, ka shënuar 21 gola dhe i ka bërë 55 asistime. Mediat shkruajnë se lojtari ka një akord persoanl me Milanin por ende asgjë zyrtare nga klubet respektive.

Related posts

“TIFOZËT JANË SHPIRTI I KËSAJ SKUADRE”/ Shpjegon legjenda Zanetti: Ja pse refuzova të stërvis Inter…

Delo.autor

NUK DO TA BESONI/ Kombëtarja kërkon një SUPER futbollist nga ARGJENTINA (EMRI)

Isa.Autor

FSHF nxjerrë në shitje biletat për miqësoren me Uellsin, zbuloni çmimet për të parë Kombëtaren

Isa.Autor

Leave a Comment