Futboll Seria A Sport

MILANI NIS FESTËN/ Kuqezinjtë shumë PRANË kampionit të botës me Spanjën

Drejtuesit te Milani ndërrohen, por dëshira për të veshur kuqezi mesfushorin spanjoll Cesc Fabregas vijon të mbetet e njëjtë për të gjithë. 31-vjeçari i Chelseat është një fiksim edhe për Leonardon, që ka nisur nga puna, për të bërë të mundur transferimin e tij në Milano sa më herët të jetë e mundur.

Kontrata e Fabregas me londinezët skadon në fund të këtij sezoni dhe lojtari mund të transferohet me parametra zero te kuqezinjtë e Milanos, por Leonardo po studion edhe një opsion tjetër.

Duke përfituar nga marrëdhëniet e mira me drejtuesit e Chelseat, ai do të kërkojë të afrojë spanjollin që në muajin janar, kundrejt një shume simbolike, nisur nga fakti që Fabregas nuk është titullar në formacionin e Chelseat.

Nga ana tjetër, te Milani Fabregas do të ishte një vlerë e shtuar për pjesën e dytë të sezonit, pasi kuqezinjtë kanë vetën Biglian në regji, që gjithsesi nuk premton të përballojë një sezon, i vetëm.

Related posts

VLAMURTARI E PRET NË VLORË/ EKUBAN drejt klubit të madh turk (DETAJE)

Isa.Autor

LAZIO-MILAN/ Zlatan Ibrahimovic me fat ndaj Strakoshës, nuk gabon nga pika e bardhë (VIDEO)

Delo.autor

Befason Adebayor, synon të fitojë Topin e Artë

Q.Autor

Leave a Comment