Futboll Premier League Sport

Mourinho bërtet? Aspak, lojtari i tij thotë se është “COOL”

Romelu Lukaku nuk ka dyshime dhe vendos të mbajë anën e trajnerit Jose Mourinho, që kohët e fundit ka përfunduar shpesh në qendër të kritikave, pasi ky sezon që sapo ka nisur nuk duket shumë entuziast për “djajtë e kuq”. Por sulmuesi belg i del në mbrojtje trajnerit portugez, duke deklaruar në një intervistë për “BBC” se gjithçka që Mourinho bën është për të mirën e skuadrës,

Njerëzit duhet ta vlerësojnë për atë që i ka dhënë futbollit dhe jo ta kritikojnë. Të paktën në këtë botë edhe njerëz që janë të ndershëm me të. Mourinho dëshiron të ruajë personalitetin e tij dhe nuk ka frikë të përballet me askënd për të thënë atë që ai mendon”, u shpreh sulmuesi Romelu Lukaku, në sezonin e tij të dytë me Manchester United.

Sulmuesi belg e vlerëson si shumë të rëndësishëm marrëdhënien e tij me trajnerin portugez. “Është shakaxhi. Shpesh bëjmë shaka, jo vetëm mua por edhe me lojtarët e tjerë. Është trajner “cool” dhe shumë familjar. Është një trajner që lufton e zihet me të tjerët për lojtarët e tij, për skuadrën e tij dhe është një gjeni”, u shpreh Romelu Lukaku.

Related posts

Takaj: Dua të dy trofetë, fitojmë në CAS dhe luajmë në Europë

Sadik.Autor

MOTO GP/ Portugezi Oliveira siguron “pole” në pistën e shtëpisë

Delo.autor

LIVE/ Luftëtari-Teuta: Zhbllokohet sfida, Rapo kalon në avantazh gjirokastritët

Delo.autor

Leave a Comment