Futboll Premier League Sport

“IK PIRDHU”/ Trajenri Lampard hakmerret ndaj Klopp: U shpallët njëherë kampionë, arrogantë

Frenk Lampard dhe Jyrgen Klop u përplasën verbalisht gjatë fitores së Liverpulit ndaj Çelsit mbrëmjen e së mërkurës në “Anfield”. Trajneri i Çelsit shpërtheu ndaj kolegut të tij gjatë pjesës së parë. Me Liverpulin që po fitonte 1-0 në ato momente falë golit të Keitasë, Lampard u tërbua me reagimin e stolit të Liverpulit pas një faulli që gjyqtari Mariner akordoi pas një ndërhyrjeje të Kovaçiçit ndaj Manesë. Kroati preku një pjesë të topit, por pati kontakt edhe me senegalezin, diçka që gjyqtari ia shpjegoi Kovaçiçit.
GettyImages-1227740134
Nga ajo goditje dënimi Arnold do të shënonte golin e dytë për Liverpulin. Por, përpara se mbrojtësi të ekzekutonte, gjakrat në stol u nxehën, me trajnerin e Çelsit që shpërtheu në drejtim të kolegëve të tij. Pasi dëgjoi disa fjalë nga stoli i të kuqve, Lampard ulëriti në drejtim të asistentit të Klopit, Lijnders: “Si mund të jetë ky një faull? Nuk ka faull atje. Shko ulu atje!” Në këtë pikë ndërhyri Klop, i cili i tha asistentit të tij të ulej dhe i bëri shenjë Lampardit: “Qetësohu, qetësohu, mos fol me numrin tim 2…”. Gjermani nuk e përfundoi dot as fjalinë, ndërsa Lampard iu drejtua: “Jo, jo. Nëse ai më drejtohet mua, do t’i them me patjetër diçka”. Lampard u rikthye në zonën e tij teknike pasi iu tërhoq vëmendja nga arbitri i katërt, por dëgjoi një tjetër pjesëtar të stafit të Liverpulit që t’i hidhte benzinë zjarrit duke thënë: “Është ende një faull”.
lampard2-1
“Nuk është një dreq faulli, nuk po të pyes ty. Qepe gojën!”, reagoi trajneri i londinezëve. Klop i tërheq vëmendjen duke i thënë “Hej” dhe i irrituar më tej rivalin e tij: “Shko p… edhe ti. Një titull fituat dhe sikur çfarë bëtë. Shko p…”. Në konferencën për shtyp pas ndeshjes, Lampard uroi rivalët, por u tërhoqi edhe vëmendjen: “Për mua nuk ishte një faull. Shumë gjëra ndodhën në stol. Nuk kam asnjë problem me Klopin, ka drejtuar një skuadër fantastike dhe ai është fantastik. E kisha me disa nga stoli. Dakord, fituat Premier Ligën, por mos u tregoni shumë arrogantë”.

Related posts

SENSIBILIZIMI/ Klubi SPANJOLL solidarizohet me refugjatët, dhuron 6 milion euro

Isa.Autor

FINALJA E OLIMPIADËS/ Cunha pëfiton nga një gafë në mbrojtje dhe ndëshkon Spanjën (VIDEO)

Delo.autor

BASKETBOLL/ Euroleague: Barcelona “leksion” Bayern, zhgënjen edhe Real Madrid

Delo.autor

Leave a Comment