Futboll Sport

MUNDËN LUFTËTARIN/ Ze Maria: “E kisha imagjinuar fitoren, s’ka rëndësi rezultati”

“Kisha imagjinuar fitoren, pavarësisht nëse fitojmë 1-0 apo 3-1. E rëndësishme është fitorja dhe e kisha parashikuar. Imamin e kisha parë në miqësore, pata folur dhe i kisha thënë se besoja te potenciali. Është një lojtar që do të jetë shumë i dobishëm për skuadrën. Ai mund të luajë në mbrojtje por edhe në mesfushë. Kemi një javë në dispozicion për të marrë vendimin mbi skuadrën që do të luajë në ndeshjen e radhës. Do të luajnë të gjithë ata që e meritojnë. Unë kam shumë lojtarë në dispozicion, edhe më shumë me rikthimin e Ngo’o.

Do të ketë hapësira për të gjithë. Ata që do të kenë probleme në stërvitje nuk do të jenë në formacion. Na dëmtoi kartoni i dytë i verdhë, sepse Hoxhallari është lojtar i rëndësishëm, sidomos në pjesën defensive. I thash skuadrës se ka bërë dy lloje të ndryshme loje, të parën të mirë deri në barazimin e rezultatit nga kundërshtari, duke u future në stres për rreth 10 minuta, më pas pas golit të avantazhit të dytë u rikthyem të administrojmë të qetë lojën.

Kapiteni është lojtar serioz, por ka rezultuar që dikush të jetë më mirë se ai. Do të vij momenti që edhe ai të rikthehet, por për momentin ka të tjerë që janë më mirë dhe Erando duhet të presë radhën e tij”, deklaroi trajneri i Trianës, Ze Maria në përfundimt ë ndeshjes ndaj Luftëtarit, e fituar me rezultatin 3-1 nga bardheblutë, në suksesin e parë të këtij sezoni .

Related posts

“PLESHTI” MAHNITI “DJAJTË E KUQ”/ Ja si u “çmend” komentatori pas golit të parë (VIDEO)

Delo.autor

CONTE DREJT LARGIMIT NGA INTER/ Pasuesi i tij mund të vijë me një “dhuratë” për “Zikaltërit”

Delo.autor

Kush skarcohet dhe kush mbijeton; ja kombëtarja braziliane e së ardhmes

Isa.Autor

Leave a Comment