Futboll La Liga Sport

MUNDËN SOCIEDADIN/ Acarohet Valverde: Pse më pyesni për atë, më flisni për…

Barcelona ka një problem? Përgjigjja e Ernesto Valverde, e dhënë në konferencë për shtyp pas fitores së arritur në fushën e Real Sociedad, lë pak hapësirë për interpretime. “Pse më pyesni për Vidal? Pse nuk më pyesni për zëvendësimet e tjera?”. Një qëndrim paksa i bezdisur, i ndikuar edhe nga atmosfera e krijuar rreth kilianit, që po kthehet në një çështje.

Ish-mesfushori i Bayern Munich nuk po arrin të gjejë një vend në mesfushën “blaugrana”. Mbetet për t’u kuptuar nëse kjo zgjedhje është bërë për ta ruajtur lojtarin për Champions League, apo kiliani është një zëvendësues.

Valverde ka dhënë një shpjegim të tijin. “15 minuta para fundit të ndeshjes më duhej më shumë fuqi në mesfushë”. Nuk është hera e parë që Vidal është aktivizuar në vazhdim të ndeshjes dhe jo nga minuta e parë.

Me rastin e Superkupës së Spanjës ka luajtur vetëm 4 minuta, por sapo ishte transferuar te katalanasit. Kundër Valladollid, Vidal ka zëvendësuar Dembele dhe ka zbritur në fushë për 15 minuta. Por në të gjitha rastet që ai ka zbritur në fushë, Barcelona ka patur vështirësi në qarkullimin e topit dhe në gjetjen e një ekuilibri.

Këto të dhëna, sipas “AS”, mjaftojnë për ta kthyer Vidal në një problem, të cilit i shtohet edhe një pyetje. Luan pak sepse Barcelona humb ekuilibrin, apo sepse nuk ka rikuperuar akoma nga dëmtimi në gju? Është edhe e vërtetë se nuk është e lehtë të futesh në mekanizmat e lojës së Barçës, por po aq e vërtetë është se duhet pritur diçka më shumë nga një lojtar si Vidal. Te Barcelona kanë filluar të pyesin veten.

Related posts

Milani nuk trembet nga UEFA, Fassone premton 2-3 blerje

Sadik.Autor

BARAZOI ME JUVEN/ Spalletti: Tek Inter do të qëndroja 100 vjet!

F.autor

LAJMI I FUNDIT/ Goditja e grupeve kriminale, arrestohet sportisti KAMPION EUROPE

Isa.Autor

Leave a Comment