Futboll Sport

SYNON PËRFORCIME/ U bashkua me Torinon në merkaton e verës, klubi italian vendos për të ardhmen e Vojvodës

Mërgim Vojvoda u bashkua me Torinon në merkaton e verës, teksa në sezonin e parë në Serinë A, ka treguar paraqitje të shkëlqyera.

Të kënaqur me paraqitjet e futbollistit të Kosovës, drejtuesit e Torinos tashmë e kanë marrë vendimin për të ardhmen e mbrojtësit. Vojvoda do të vazhdojë të jetë pjesë e Torinos edhe për sezonin tjetër.

Torinezët nuk duan ta largojnë dhe kanë vendosur që ai të jetë ndër shtyllat kryesore, ku do të ndërtohet ekipi i sezonit të ri. 26-vjeçari u bashkua në fillim të sezonit Torinos, nga skuadra belge e Standard Liezhit.

Related posts

LIVE/ La Liga: Mbyllet ndeshja Real Madrid-Valencia. Rezultati 2-0

Delo.autor

“KAM KALUAR NJË PERIUDHË SHUMË TË KEQE”/ Sulmuesi Ngo: Ju rrëfej sherrin me Memën, si na mblodhi trajneri Egbo

Delo.autor

ARSENALI NË EPËRSI/ ​Ka shënuar golin Granit Xhaka (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment