Futboll Sport

MUNDËN TEUTËN/ Cuculi: Nder të jesh kapiten i Kukësit, askush më i fortë se ne

Ardian Cuculi me shiritin e kapitenit në krah, ishte lideri i vërtetë i prapavijës së Kukësit në sfidën ndaj Teutës. Cuculi u shpall njeriu i ndeshjes nga Superpsort dhe në emisionin Gol pas Goli e komentoi kështu suksesin e Kukësit.

I lumtur për fitoren?

Normale, nuk është e lehtë të fitosh ndaj Teutës në Durrës, veçanërisht këtë sezon që kanë bërë një ekip shumë të mirë. I përgëzoj për atë që kanë ndërtuar. Ne fituam, dhe jemi të kënaqur.

Mesazh për rivalët që jemi ne për kampion?

Normalisht, ne luftojmë për kampion. Oreksi vjen duke ngrënë. Ne ishim ekip i ri, dhe duhej të lidheshim më shumë. Jemi me këmbë në tokë, por tashmë jemi në rrugën e mbarë.

Lojtarët me eksperiencë do bëjnë ndryshimin në këtë kampionat…

Normale, nuk mund t’i kërkojmë më shumë përgjegjësi çunave 19 apo 20 vjeç. Ne bëmë detyrën tonë, dhe i ndihmuam të gjithë shokët. I uroj suksese Shkëmbit te Teuta, dhe shpresoj të jenë në Kupat e Europës.

Kush është ekipi më i mirë se Kukësi?

Akoma nuk e kam parë një ekip të tillë.

Shiriti i kapitenit…

Është një privilegj i madh, por edhe përgjegjësi. E kam mbajtur te Partizani apo edhe te Shkëndija, por mendoj se është një krenari dhe përgjegjësi për të dhënë më shumë në fushë.

Related posts

PARTIZANI-KUKËSI/ Të dyja ekipet në “luftë” për vazhdimësinë në kampionat (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

MERKATO E JANARIT/ “Dridhet” Milani, Juventus hyn në garë për shërbimet e mbrojtësit “kuqezi”…

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Pas një asist nga Lewandowski, Muller ndëshkon Barcelonën me një parabolë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment