Futboll Seria A Sport

NAPOLI gjejnë zëvendësuesin ideal të HYSAJT, por ka një PROBLEM…

Elseid Hysaj nuk është i pazëvendësueshëm. Mbrojtësi nuk është as më i miri në Itali, për të mos shkuar më tej, megjithatë duket se është një emër që i përshtatet shumë Napoli-t për një arsye, financat. Gazetari dhe eksperti i merkatos në Rai Sport, Ciro Ventura, ka folur në lidhje me merkaton e ekipit italian dhe ka mbrojtur drejtuesit napolitanë nga kritikat e shumta. Ai mendon se Napoli ka lojtarë shumë të fortë që zëvendësohen vetëm me emra të mëdhenj dhe të kushtueshëm.

“Klubi ka problemin e tij, pasi skuadra ka në përbërje lojtarë shumë të fortë. Për ata që kritikojnë Napolin nuk mund të gjesh dikë më të fortë se Marek Hamsik, Lorenzo Insigne, Elseid Hysaj apo Jose Callejon. Nëse doni të merrni dikë më të fortë se Hysaj, ju duhet të shkoni për Joao Cancelo, i cili merr një rrogë prej 4 milionë eurosh te Juventusi.

“Për këtë arsye, Napoli ka limite për të ndryshuar rosen e ekipit. Amin Younes më ka ngjitur, ai luan në Holandë”, – shprehet gazetari i Rai Sportit. Me pak fjalë, sipas tij, Hysaj është maksimumi që Napoli mund të ketë momentalisht në krahun e djathtë të mbrojtjes. Shqiptari është një ndër mbrojtësit më të mirë të djathtë në Europë, kjo dhe për shkak të mungesës së mbrojtësve të krahut.

Related posts

Valon Berisha në Lazio? Kush thotë fjalët më të mira për të

Sadik.Autor

E JASHTËZAKONSHME/ Shënohet goli më i shpejtë në historinë e Premier, ja për sa sekonda (VIDEO)

Delo.autor

“NJË DËSHTIM KOLOSAL”/ Capello “FUNDOS” Interin: Vetëm me një futbollist nuk…

Isa.Autor

Leave a Comment