Futboll Seria A Sport

SUPERSFIDA NË CHAMPIONS/ Skriniar “kërcënon” Harry Kane: Ja si do ta ndal

Më në fund, nesër, Inter do të kurorëzojë ëndrrën e rikthimit në Champions League. Ndeshja e parë do të jetë kundër Tottenham në “San Siro”. Ja cila ka qenë konferenca për shtyp e Milan Skriniar…

Rinovimi i kontratës – “Po flasin të gjithë për këtë temë, por unë jam i qetë. Gjithçka është ende e hapur. Tani ka shumë ndeshje të rëndësishme dhe duhet të mendoj për ato. Jam i përqendruar te sfidat që na presin. Janë sfida interesante për çdo lojtar.”

Mungesa e përvojës – “Shumë nga ne, me mua mbi të gjithë, nuk kemi luajtur një ndeshje në Champions League. Po pres me padurim të luaj. Kemi një ndjesi pozitive.”

Më i forti – “Thonë se futbollisti më i fortë te Tottenham është Harry Kane. Ai është që mund të shënojë nëse i dalin rastet e duhura dhe detyra ime është mos t’i lejojë të ketë këto raste. Dua ta ndal.”

Humbja në Parmë – “Nuk arritëm të shënojmë gol. Kjo na mungoi. Nëse do të kishim shënuar golin e parë do të kishim shënuar më pas tre apo katër të tjerë.”

Kthesa – “Nuk mund të them se ndeshja ndaj Tottenham është vendimtare, por nëse bëjmë një ndeshje të mirë dhe fitojmë, atëherë do të ndreqim gabimet që kemi bërë në kampionat dhe gjithçka do të rikthehet në normalitet.”

Related posts

​Joao Mario ndërron mendje, refuzon edhe West Hamin

Q.Autor

PO IMPIANTI I RI “ARENA KOMBËTARE? Inxhinieri Dervishaj: Asnjë dëm nga tërmeti, ja sa ballë përballon

Delo.autor

PËRFUNDON SPANJË ANGLI/ Anglezët shpëtojnë për fije

Isa.Autor

Leave a Comment