Futboll Sport

Ndryshoi mënyrën e lojës/ SHKËMBI justifikon humbjen me KUKËSIN: Është përgjegjësia…

Menjëherë pas ndeshjes ka folur për mediat edhe trajneri i Teutës Bledi Shkëmbi. Në një prononcim për Supersport trajneri i durrsakëve ka theksuar se ndryshimi i modulit të lojës nuk rezultoi ashtu si ai e priste, duke marr përsipër të gjitha përgjegjësitë e disfatës.

“Dua të falenderoj futbollistët pasi dhanë maksimumin. Patëm raste për të barazuar, megjithëse e filluam keq lojën. Është përgjegjësia ime pasi u mundova të ndryshoj rreshtimin, por ekipi nuk funksionoi ashtu siç doja unë. Kjo ishte një nga arsyet e humbjes dhe natyrisht përgjegjësia ime e plotë. Më shumë më mërziti mënyra si nisëm lojën sesa goli. Merituam të humbnin nga mënyra si luajtëm në fillim të ndeshjes”, deklaroi Shkëmbi.

Related posts

BARCELONA MERR VENDIMIN MBI KOEMAN/ Emisioni “El Chiringuito” zbulon prapaskenën e bujshme Xavi-Laporta

Delo.autor

BIRRA dhe veshje tradicionale për Oktoberfest, Bayerni Munchen harron krizën (FOTO)

Isa.Autor

Tatuazhi i Bernardeschi; një “13” për të kujtuar Davide Astori

Q.Autor

Leave a Comment