Futboll La Liga Sport

Në Spanjë nisin krahasimet me statistika, dështimi i MILANIT është më i mirë se RONALDO

I afruar me shumë bujë te Milani dhe i prezantuar si goditje e madhe në merkatos, Andre Silva u largua pa lënë shumë gjurmë në fushë, por me simpatinë e madhe të tifozëve kuqezi të cilët duket se nuk janë zhgënjyer shumë nga portugezi aq sa nga trajneri dhe drejtuesit.
Në merkatos e verës, Silva u largua drejt Spanjës, duke firmosur me ekipin e Seviljas ku edhe po shkëlqen në këtë fillim kampionati. Në shtatë takimet e para në kampionat, sulmuesi portugez ka shënuar shtatë gola dhe këto shifra po krahasohen me debutimin e Ronaldos te Real Madridi.

Në sezonin e tij të parë si madrilen, Ronaldo shënonte pesë gola pas shtatë javësh dhe në Spanjë janë të sigurt se me këto ritme që po ecën Andre Silva, shumë shpejtë mund të bëhen një nga futbollistët më të kërkuar në Europë. Me siguri, në kampin milanist janë penduar që nuk i besuan më shumë minuta portugezit.

Related posts

LIVE/ Nis derbi kryeqytetas me Lazios dhe Romës

Delo.autor

TË IZOLUAR NGA KORONAVIRUSI/ Del Piero, Maldini, Totti dhe Zanetti njëzëri: Ja si bëhesh kapiten i shkëlqyer!

Delo.autor

Ventura zbardh disa të vërteta për Italinë

Sadik.Autor

Leave a Comment