Futboll La Liga Sport

SEVILLA E PANDALSHME/ Andre SILVA goleador, BANEGA “plagos” tetë tifozë (VOTO)

Momente feste, por edhe paniku në ndeshjen mes Eibarit dhe Sevijes. Në fitoren e rëndësishme 1-3 për andaluzët pati një çast kur gjatë festimeve për golin e dytë të ndeshjes, të shënuar nga Ever Banega u shkatërrua një pjesë e barrierës së stadiumit dhe disa prej tifozëve përfunduan në fushë duke u plagosur.

Sipas lajmeve nga mediat spanjolle 8 tifozë kanë mbetur të dëmtuar lehtë dhe u shoqëruan në spital. Kjo gjë bëri që ndeshja të ndërpritej për disa minuta, por me rifillimin e saj Sevija garantoi fitoren dhe tregon se po kalon një moment pozitiv.

seviljaaa

ANDRE SILVA- Sërish protagonist i ndeshjes ish-sulmuesi i Milanit, Andre Silva. Sulmuesi portugez pasi i shënoi dy gola Realit të Madridit pak ditë më parë zhbllokoi sfidën e djeshme në pjesën e dytë. Ky ishte goli i tij i shtatë në La Liga duke u shkëputur 2 gola nga Leo Mesi.
Ai është i pari në listën e golashënuesve. Dy golat e tjerë për Sevijen i shënoi Ever Banega (një me penallti), ku i dyti i ndeshjes shkaktoi edhe rënien e një pjese të tribunës.

Related posts

Batha “ndez motorët” në Greqi, pret përgjgje nga Panucci

Sadik.Autor

DEKLARATA PËR KORET RACISTE NDAJ KEAN/ Bonucci në “kundërsulm”: Kjo gjë është skandaloze, nuk tolerohet…

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Liverpool-Salzburg. Rezultati 3-0

Delo.autor

Leave a Comment