Futboll Premier League Sport

Nëse Zidane përzë Mourinhon/ Man United plotëson ëndrrën 6-vjeçare të tifozëve

Thiago Alcantara ose asgjë, siç e ka thënë njëherë Pep Guardiola. Kur mesfushori i Spanjës dhe Bayern Munich luan siç po e bën tani këtë moment, e kupton se çfarë ka dashur të thotë Guardiola. Anglia e pa shumë mirë se çfarë di të bëjë Thiago teksa Spanja e tij mposhti Tre Luanët me rezultatin 2-1 në Wembley, duke provokuar komente se ai ishte lojtari ë i duhej Gareth Southgate.

Por fatkeqësisht për Southgate, ai nuk mund ta zgjidhë këtë problem, por klubet e Premier League po. Dhe ekipi i fundit që përflitet për një transferim të fantazistit është Manchester United. Në mes të zërave të ardhjes së Zinedine Zidane në vend të Jose Mourinho-s në Old Trafford, Thiago është një nga emrat e përmendur që thuhet të jetë në listën e transferimeve të francezit.

Unitet ishte shumë pranë lojtarit më 2013, përpara se Bayern t’i mundte për firmën e tij. Gjashtë vite më pas, shanset e transferimit të Thiago-s tek United janë më të mëdha pasi të luash nën drejtimin e Zidane është më tërheqëse se të luash nën drejtimin e Moyes.

Por deri tani nuk ka asgjë konkrete, teksa Bayern nuk do të hiqte dorë kollaj nga mesfushori.

Related posts

Van Gaal: Manchester United i tmerrshëm dhe i pabesë, ja si u hakmorra

Q.Autor

“SHYQYR HUMBËM 2-1 NDAJ BYLIS”/ Egbo: Jemi të qetë, me Kukësin si ndeshje derbi

Delo.autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Inter arrin marrëveshjen me mbrojtësin e “Djajve të Kuq”…

Delo.autor

Leave a Comment