Futboll Shqipëri Sport

SKANDAL NË FUTBOLLIN SHQIPTAR/ MASAKROHET arbitri dhe anulohet ndeshja

Ndeshja e të rinjve midis Lushnjës dhe Butrintit, e vlefshme për Grupin B të Kategorisë së Parë, është luajtur të shtunën në stadiumin “Andon Lapa” të Sarandës, pasi klubet kishin rënë dakord për të ndërruar fushat. Takimi ka zgjatur vetëm tetë minuta, pasi në këtë moment, kur rezultati ishte 0-0 dhe në fushë çdo gjë ishte normale, u godit me një bidon uji plastik nga tifozët e pranishëm gjyqtari anësor nga Fieri, Shaban Shehu, i cili u shtri në tokë.

Pas këtij incidenti, ndeshja është ndërprerë për t’i ardhur në ndihmë arbitrit fierak. Takimi nuk ka rifilluar për shkaqe sigurie dhe drejtuesve të klubeve iu është komunikuar se tashmë do të vendosë Komisioni i Disiplinës.

REAGIMI

Klubi lushnjar ka reaguar pas ngjarjeve të ndodhura në Sarandë. Në deklaratën e dhënë për “Panorama Sport” nga sekretari i klubit, Edison Koçi, dënohet ashpër dhuna. “Duke qenë se ne po kryejmë punime në stadium, ramë dakord që ndeshjet e moshave midis Lushnjës dhe Butrinit, të mos luheshin në ‘Roza Haxhiu’, por në Sarandë. Për këtë konvertuam fushat. Jemi shumë të indinjuar me të dyja incidentet.

Është e pafalshme që ndeshja e të paratërinjve përfundoi në një sherr masiv. Pasi rezultati u barazua 3-3, lojtarët tanë u shtynë, u goditën dhe kjo është e jashtëzakonshme për moshën 17 vjeç. Në vend që ndeshja e të rinjve të përcillte mesazhin pozitiv, ndodhi e kundërta. Pas 10 minutave lojë goditet anësori me bidon uji nga tifozët dhe ndeshja nuk vazhdon më. Është për të ardhur keq që ekipi i të rinjve shkon deri në Sarandë për të luajtur 10 minuta”, deklaroi shefi i klubit lushnjar.

Related posts

“AI NUK DO TË TË HUMBASË ASNJË TOP”! Bennacer: Ibrahimovic të vret nëse nuk je perfekt!

Delo.autor

ZBARDHET PRAPASKENA/ MODRIC shpëton INTERIN, kroati rrëfen gjithçka…

Isa.Autor

FORMACIONET ZYRTARE BOLOGNA-MILAN/ Pioli aktivizon nga minuta e parë të gjithë rezervat

F.autor

Leave a Comment