Futboll Seria A Sport

NEYMARI I RI/ MILANI sfidon REALIN për talentin më të madh BRAZILIAN

Pedro Guilherme po tërheq vëmendjen e shumë klubeve. Sulmuesi i Fluminense, i lindur në 1997-ën, mësohet të ketë përfunduar në shënjestrën e shumë klubeve europiane dhe, sipas “AS”, mes tyre është edhe Milan.

Futbollisti i ri ka një klauzolë 50 milionë euro për prishjen e kontratës, por sipas gazetës spanjolle mund të largohet për një shifër më të ulët, rreth 25 milionë euro.

Por, “Djalli”, siç u tha më sipër, duhet të bëjë shumë kujdes ndaj konkurrencës, duke parë se për lojtarin kanë filluar të interesohen edhe Sevilla dhe Roma, por mbi të gjithë Real Madrid, që është në kërkim të talenteve të rinj për të hapur një cikël të ri fitoresh në një kohë të shkurtër.

Related posts

SHEHI me këmbë në tokë: Laçi i fortë, herët për të folur për pretendentë (VIDEO)

Isa.Autor

SFIDA NDAJ SUEDISË PËR “KATAR 2022″/ Trajenri i “Dardanëve” merr lajmin e keq, humbet një tjetër titullar. Ja emri…

Delo.autor

VIJON FORMËN FANTASTIKE NË TURQI/ Gol dhe karton të kuq, super Muriqi (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment