Champions League Futboll Sport

CHAMPIONS/ “KËPUCA E ARTË”: SULMUESI SHQIPTARË kryeson listën e golashënuesve (FOTO)

Shkëndija e Tetovës po kalon një vit të jashtëzakonshëm, sidomos në arenën europiane. Kampionët e Maqedonisë kanë treguar ambicie dhe maturi në duelin e vështirë me moldavët e Sheriff Tiraspolit.

Ai që po spikat në këto momente padyshim që është sulmuesi veteran Besart Ibrahimi. 32-vjeçari ka regjistruar një arritje ku renditet si golashënuesi më i mirë në ndeshjet eliminatore të Champions League me 5 gola. Sulmuesi i shënoi 4 në takimin debutues në Champions League ndaj uellsianëve të The Neë Saints dhe të fundit në ndeshjen e parë ndaj kampionëve të Moldavisë në stadiumin “Filipi II” i Shkupit.

Ibrahimi ndiqet nga sulmuesi polak i Ludogoretsit Sëierczok me 4 gola, Rigino Cicilia i letonezëve Suduna Marijampole me 3 dhe më tej vijnë 15 lojtarë që kanë regjistruar 2 gola në fazën kualifikuese të Champions League.

Shpresojmë që Shkëndija të shkojë sa më larg dhe Ibrahimi të ketë fat përpara portës.

Related posts

De Gea mban në ‘ankth’ Mourinhon, Reali pret pas derës!

Q.Autor

FUTBOLLI SHQIPTAR NË ZI/ Vuante nga sëmundje e rëndë, ndërron jetë ish-arbitri shqiptar i UEFA-s… (FOTO)

Delo.autor

PAMJET/ Ky gol është nga më të çuditshmit që mund t’ju kenë parë sytë

F.autor

Leave a Comment