Futboll Sport

“NJË KAPITEN”/ Toti sulmon legjendën e Juventusit: Ai ishte një qaraman, pak ta prekje…

Françesko Toti së fundmi ka preznatuar autobiografinë e tij të quajtur “Një kapiten” në një eveniment të organizuar te Koloseu i Romës.  Pas episodit që ai ka pasur me Spaletin që mund të kishte degjeneruar në grushte, kësaj radhe ai ka sulmuar legjendën e Juvnetusit, Pavel Nedeved. Toti i referohet ndeshjes së vitit 2006 në Kupën e Botës 2006 ku përballë kishin skuadrën e Republikës Çeke.

 

 

 

 

“Atë ndeshje Nedved ishte i papërmbajtshëm, më dhemb ta them këtë gjë pasi nuk e duroja dot në fushë. Ai ishte një qaraman. Pak ta prekje fluturonte 10 metra. Të bënte ta godisje me grushte. Por ai ishte shumë i mirë. Në atë ndeshje ishte akoma më mirë se zakonisht dhe Bufon duhet të bënte tre-katër pritje të nivelit të lartë për ta ndalur. Nuk e kam fshehur asnjëherë antipatinë që kam për të, gjithsesi, ai u soll shumë mirë kur u takuam gjatë shortit të Champions League në Monte Carlo.” – tha Toti.

Related posts

38.6 KM/H/ “Sky Sport” zbulon listën, njihuni me dy më të shpejtët e Champions League

Delo.autor

“FUTBOLLI GJERMAN ËSHTË I ÇMENDUR”/ Roca: Ja diferenca mes Nagelsmann dhe Flick

Delo.autor

LIVERPOOL KËRKON PËRFORCIME/ Në janar mund të vijë një tjetër yll nga Bayern Munich, ja emri…

Delo.autor

Leave a Comment