Futboll Seria A Sport

“PRES NJË SFIDË TË VËSHTIRË NDAJ SASSULOS”/ Trajneri Pirlo: Duhet të jemi shumë të kujdesshëm mbi të gjitha në…

Pas fitores ndaj Milanit në mesjavë në “Giuseppe Meazza” me rezultatin 1-3, Juventusi rikthehet në fushën e blertë ndaj Sasuolos nesër në “Allianz Stadium” me fillim nga ora 20:45. Trajneri bardhezi, Andrea Pirlo prezanton këtë sfidë përpara mediave:

Sasuolo – “Pres një ndeshje të vështirë, ata janë një skuadër e mirë dhe luajnë të gjithë së bashku prej disa vitesh. Kanë një trajner mjaft të mirë, duhet të jemi shumë të kujdesshëm mbi të gjitha në fazën e jo mbajtjes së topit pasi ata janë shumë të zotë për të dalë në kundërsulm.”

Juventusi favorit – “Ajo skuadër që është gjithmonë në krye është për t’u mundur. Ne marrim përgjegjësitë tona, fitojmë prej nëntë vitesh dhe është e qartë që ka presion mbi ne, por Milani është skuadra që duhet mundur pasi është në krye.”

Milan – “Ishte një fitore tepër e rëndësishme, por nëse nuk fitojmë nesër nuk do të na shërbejë për asgjë. Ndeshja e ardhshme është gjithnjë e më e rëndësishme. Nëse nuk bëjmë rezultat nesër ndaj një skuadre shumë të mirë, fitorja në ‘San Siro’ shkon në planin e dytë.”

Kieza – “I njoh cilësitë dhe kualitetet e tij dhe nuk jam i habitur. Mund të përmirësojë ende shumë, pasi është 22 vjeç dhe nuk ka bërë ende asgjë, ka tipin e një kampioni të madh. Duhet të luajë gjithmonë ashtu siç luajti ndaj Milanit, ajo duhet të jetë pika e kthesës së tij.”

Morata – “Po stërvitet i veçuar nga grupi, por ka bërë diçka më shumë. Do t’a vlerësojmë gjendjen e tij nesër në mëngjes nëse mund të jetë prezent në ndeshje.

Merkato – “Për merkaton nuk do të flas, nuk kemi asnjë problem për sulmues. Nëse do të kemi nevojë do t’a vlerësojmë.”, përfundoi tekniku i Juventusit, Antonio Konte.

Related posts

BUNDESLIGA AKOMA E HAPUR/ James kërcënon rivalët: Janë nën presion dhe akoma…

Delo.autor

“SAN SIRO” I RI VAZHDON RRUGËTIMIN/ Milan dhe Inter prezantojnë projektin në bashki

Delo.autor

Sevilla i falet Sergio Ricos, për të “thyer” Gironan

Q.Autor

Leave a Comment