Futboll Premier League Sport

Njihuni me Bettinellin/ Portieri që është grumbulluar nga Anglia pas vetëm 2 ndeshjeve në Premier 

Portieri i Fulham Marcus Bettinelli është grumbulluar nga përfaqësuesja angleze për ndeshjet ndaj Spanjës dhe Zvicrës, këtë e ka shpallur vetë Federata Angleze e Futbollit. 26-vjeçari, i cili debutoi në Premier League vetëm gjatë së dielës së kaluar ndaj Burnley, e ka marrë vesh lajmërimin gjatë seancës stërvitore të së martës.

Greth Southgate e ka ndjekur me vëmendje zhvillimin e Bettinellit në Londrën perëndimore dhe e njeh që kur ishte trajner i U-21, për të cilin portieri ka një ndeshje. Nuk keni dëgjuar ndonjëherë për portierin? Anglezja Sportsmail ju prezanton me të…

Bettinelli është një lojtar që ka shpërthyer vonë, teksa majin e ardhshëm do të mbushë 27 vjeç. Ai ka 180 paraqitje si profesionist. Ai u bë portieri i parë i Fulham në sezonin 2014/15 dhe ndihmoi ekipin sezonin e kaluar të ngjitej në Premier League.

Bettinelli është me origjinë italiane por është një londinez tipik. Ai ka lindur në jug të Londrës. Southgate e ka njohur lojtarin gjatë kohës kur ishte trajner te U-21. Bettinelli është përmirësuar ndjeshëm që prej atij momenti.

Related posts

Sheikët tentuan blerjen e Liverpoolit për rekord botëror, por drejtuesit e Reds ia bënë të qartë se klubi nuk është në shitje

Isa.Autor

Atletico Madrid lëshon tre “bomba”, njëra kushton 70 mln Euro

Sadik.Autor

E BUJSHME NGA SPANJA/ Rinovoi kontratën me ekipin nga Katari, Xavi gëzon sërish tifozët e Barcelonës

Delo.autor

Leave a Comment