Futboll Seria A Sport

NUK KA SHËNUAR ENDE/ “Goal.com” zgjedh RONALDON për karikaturën e ditës (FOTO)

Protagonist i karikaturës së ditës të “Goal.com” për ditën e mërkurë është ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo, i cili është lojtari më i paguar në Serie A. Çdo sezon, e përditshmja italiane “Gazzetta dello Sport”, e publikon listën me pagat e të gjithë lojtarëve të ligës elitare italiane, dhe këtë sezon fatura e pagave totale në Serie A është 1.1 miliard euro.

Siç edhe dihet, sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo, është lojtari më i paguar në Serie A, me pagë vjetore prej 31 milionë euro neto, trefish më shumë se i dyti, Gonzalo Higuain, që merr pagë vjetore prej 9.5 milionë euro.

Në karikaturën e “Goal.com”, të punuar nga Omar Momani, shihet presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli duke e gjuajtur Ronaldon me Ronaldon me para, dhe ky i fundit ka në buzëqeshje të madhe në fytyrë. E njëjta gjë nuk mund të thuhet edhe për Mario Mandzukicin, i cili, në këtë karikaturë, duket se është i zemëruar me Agnellin.

“Cristiano Ronaldo është lojtari më i paguar në Serie A më pagë trefish më të madhe se cilido lojtar tjetër në ligën më të mirë të Italisë!”, shkruan “Goal.com” në mbishkrimin e karikaturës.

Related posts

Suarez, ‘bomberi’ i ri i La Ligas, lë mbrapa Messin dhe Ronaldon

Q.Autor

E BUJSHME/ Dalin pamjet, Messi mbërrin në Barcelonë me 15 valixhe mes thashethemeve për rikthimin në Camp Nou

F.autor

Klopp gjen partnerin e Van Dijk te Bayern Munich

Sadik.Autor

Leave a Comment